Ish-kryeprokurori Ardiatik Llalla ka munguar sot në seancën gjyqësore.Sipas avokatit, shkak i mospranisë së Llallës në gjykatë është shëndeti i tij, pasi ai ndodhet në spital.
Mësohet se avokati ka paraqitur dokumentet se ish-kryeprokurori ndodhet në regjim spitalor. Avokati paraqiti një ekspertizë që flet për gjendje të renduar shëndetësore të Llallës.Ndërkohë që Gjykata mori vendimin për shtyrjen e seancës për në datë 22 shtator. Mësohet se seanca do të mbahet në ornë 13:00.
Llalla u denua nga Shkalla e Parë me 2 vite burg dhe disa pasuri iu sekuestruan dhe i kaluan shtetit me akuzën e deklarimit dhe fshehjes së pasurisë. 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës iu morën ish-kryeprokurorit. Po ashtu Llalla u dënua që për 5 vite mos kryejë asnjë funksion publik. Ai e ankimoi këtë vendim dhe tashmë pritet vendimi i Apelit.
