Grupi Parlamentar i PS-së pas mbledhjes së zhvilluar sot ka vendosur që seanca plenare do të realizohet nesër në orën 10:00. Edhe pse opozita ka paralajmëruar një tjetër protestë ditën e martë paradite, të majtët kanë vendosur të vazhdojnë me punimet normale të Parlamentit.
Gjatë mbledhjes së Grupit të Partisë Socialiste është bërë e ditur se në këtë seancë plenare do të bëhet betimi i 4 deputetëve të rinjtë, cilët pritet të marrin mandatin sot nga KQZ.
Burime pranë PS bënë të ditur se në mbledhjen e Grupit Parlamentar i është kërkuar Ministrisë së Brendshme të ketë kujdes për deputetët. Deputetët kanë kërkuar që të t’u garantohet siguria fizike, duke qenë se në seancën e fundit ministri i Turizmit Blendi Klosi dhe deputeti i PS-s, Paulin Sterkaj u përballën me turmën e protestuesve.
