Ish zv/ kryeministri Erion Braçe thotë se duhet një ligj i ri për tatimin mbi të ardhurat , duke theksuar se aktualisht ka një problem me tatimin progresiv mbi të ardhurat nga puna. Ai thekson se ka probleme me korrupsionin dhe konkurrencën, por niveli i tatimit mbi fitimin, të ardhurat nga dividentë, aksionet etj, është shumë më i ulët edhe se në SHBA.
Statusi i plotë i Braçes
Nuk mohoj dot problemet, nga korrupsioni tek konkurrenca, por niveli i tatimit mbi fitimin, të ardhurat nga dividentët, aksionet etj, është shumë më i ulët edhe se në SHBA!
E falenderoj Dhomen Amerikane te Tregetise ne Tirane qe sherben ne menyre periodike si pasqyre e probleme te te berit biznes ne kete vend; Nuk kam si te mohoj problemet;
Korrupsionin, burokracine, paqendrueshmerine e akteve e procedurave, paqartesine ende te pronesise se tokes se pari, prokurimet e kontratave te puneve e sherbimeve publike, mallrave, edhe pse ka patur perparim ne aspektin e ligjit, udhezimeve ne zbatim te tij;
Evazionin e perhapur fiskal qe cenon barazine ne treg e konkurencen po aty, nderkohe qe perpjekja per fiskalizimin e transaksioneve ne tregje po shenon perparim etj etj. Por, niveli i tatimit mbi fitimet, të ardhurat nga dividentët, aksionet, depozitat, qiratë etj, të biznesit të madh e vip është i sheshtë, i ulët, madje edhe më i ulët se në vendin e origjinës.
Aaaa po, kemi nje problem me tatimin progresiv mbi te ardhurat nga puna, vecanerisht ne fashen e mesme te larte, i cili, i kombinuar me tatimin mbi te ardhurat nga fitimet etj, reflekton pabarazi, madje padrejtesi.
Ky duhet adresuar sa më parë në mënyrë gjithpërfshirëse e përfundimtare me një ligj të ri për tatimin mbi të ardhurat
Per mua me nje progresivitet te shtrire kudo, te arsyeshem, te drejte, per te gjitha te ardhurat e nje viti, qe nuk rendon me as mbi punetoret, as mbi shtresen e mesme te shoqerise.
Natyrisht, keto jane politika dhe politika per keto duhet. Nderkohe une jam plotesisht dakort me ambasadoren e #SHBA se, nje #SISTEMDREJTESIE funksional, profesional, efikas, i paster nga korrupsioni e klientelizmi, i barabarte pavaresisht statusit ekonomik e pronesor, eshte garanci jetike per drejtesi ne treg, ne prokurime, tatime, konkurence, mosmarreveshje e siguri te drejtash mbi pronesine.
Po ecim, na duhet te ecim edhe me fort duke rimekembur besimin e gjithkujt me akte te qarta qe demokratizojne tregjet, garantojne lirine e konkurencen ne to!
