Në 24 orët e fundit, gjatë kontrolleve në të gjitha rrugët e vendit policia thotë se ka konstatuar shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë, me alkoolin apo me përdorimin e celularit në timon, me mospërdorimin e rripit të sigurimit dhe më keq akoma me drejtimin e automjetit, pa leje drejtimi.
Keshtu, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 11 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë pezulluar 39 leje drejtimi, nga të cilat 23 për shpejtësi mbi normat e lejuara deri në 162 km/orë në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan, 12 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.
Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1445 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.
