Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

FSHF kërcënon me mbyllje gare: Ndërpresim kampionatin nëse nuk reagon policia

11:47 / March 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shulku tahiri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Federata Shqiptare e Futbollit, siç ishte lajmëruar, ka dalë ditën e sotme në një konferencë për shtyp, pas rastit të dhunës ditën e djeshme, ndaj gjyqtarit Eldorjan Hamiti në takimin Kamza-Laçi.

“Policia nuk ka reaguar në lidhje me incidentet në stadiumet shqiptare, edhe pas reagimeve të FSHF. Kërkuar ndërhyrjen e policisë pas ndeshjes së parë, ku luhej Skënderbeu dhe Partizani. Diçka e tillë ndodhi edhe javën e kaluar edhe ku u godit fotografi i Flamurtarit, nga tifozët e Partizanit.

Edhe media e ka kërkuar diçka të tillë, por asnjë reagim nga shteti. Kush do i mbrojë lekët e këtyre presidentëve? Nuk është marrë asnjë masë nga organet shtetërore. Në ndeshjen e fundit, u bë një “shoë” nga ana e policisë, por tifozët u futën në fushë, duke takuar lojtarët e tyre.

Tani lind pyetja, është i interesuar shteti dhe policia, që futbolli të vazhdojë punën në kushte normale? Në këto kushte është e vështirë të vazhdohet.” – deklaroi Shulku.

Do e ndërprisni kampionatin?

Për sa kohë thirrjet tona do shkojnë në vesh të shurdhër, që situata të mos agravohet, ne do e shohim me seriozitet vazhdimësinë e garës. Ne e kemi kundërshtuar ligjin që kur është hartuar, në lidhje me largimin e Policisë nga stadiumet shqiptare.

Deri kur do rezistoni pa policinë në stadiume?

Prandaj po e bëjmë këtë. Duam takime me drejtues të policisë, dhe nëse kjo punë vazhdon kështu, do e shohim me seriozitet.

Në raste të tjera kur janë dhunuar arbitrat, nuk e keni bërë kaq të madhe?

Shiko, rasti i ndonjë guri të hedhur, apo një boçe pishe, ka pasur dhe do të ketë, edhe në vende jashtë. Ato raste nuk paralelizohen me dhunën e djeshme. Janë krejtësisht të kundërta.

Do luhet këtë javë?

Do e shikojmë me shumë seriozitet reagimin e Policisë. Do e shikojmë me kujdes vazhdimin e kampionatit.

Stadiumet nuk janë të gjithë me kushte…

Nuk mund të themi që për ato kushte që janë, nuk do luhet. Me ato kushte, ekipet do luajnë në atë kategori përkatëse.

Përveç tifozëve, edhe presidenti Qarri ka dhunuar. Ai është anëtar në federatë…

Masat për raste të tilla duhet të jenë të forta dhe ekstreme. Që ky futboll të vihet në shina, të kthehet policia, dhe gara të vazhdojë normalisht. Në rast të kundërt, vihet në pikëpyetje vazhdimësia e garës.


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sonte Franca sfidon Paraguain për një biletë në çerekfinale, Deschamps paralajmëron: Nuk është kundërshtar për t’u nënvlerësuar

14:47 / July 4, 2026

Zvicra mposht Algjerinë dhe siguron biletën për në 1/8-at, Xhaka shkruan historinë me rekord

09:31 / July 3, 2026

Tmerr në Kupën e Botës/ Pesë futbollistë luajtën me “pistoletë në kokë”: Nëse fitoni, ju vrasim familjen

22:57 / July 2, 2026

Meksika mposht 2-0 Ekuadorin dhe siguron çerekfinalen, sukses historik pas 40 vitesh

09:22 / July 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.