Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kampionati Botëror

Meksika mposht 2-0 Ekuadorin dhe siguron çerekfinalen, sukses historik pas 40 vitesh

09:22 / July 1, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
709e00f0 90b1 4ecc 9939 1a01ee8f48ba sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Meksika ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/8-ave të Botërorit 2026, pasi mposhti me rezultatin 2-0 Ekuadorin në sfidën e vlefshme për 1/16-at e finales. Për “El Tri” kjo është fitorja e parë në një ndeshje me eliminim direkt në Kupën e Botës që nga viti 1986.

Takimi në “Estadio Azteca” nisi me një orë vonesë për shkak të kushteve atmosferike, por vendasit nuk e humbën ritmin. Të mbështetur nga tifozët e tyre, meksikanët dominuan që në minutat e para, duke rrezikuar disa herë me Raúl Jiménez dhe Gilberto Mora.

Epërsia erdhi në minutën e 22-të, kur Julián Quiñones realizoi pas një aksioni individual nga krahu i majtë, duke mposhtur portierin Hernán Galíndez me një goditje të fortë në shtyllën e parë. Sulmuesi regjistroi kështu golin e tretë në këtë Botëror.

Meksika dyfishoi shifrat në minutën e 32-të. Raúl Jiménez rikuperoi topin në zonën kundërshtare, kombinoi me Quiñones dhe e finalizoi me qetësi aksionin për rezultatin 2-0.

Në pjesën e dytë, Ekuadori u përpoq të reagonte përmes zëvendësimeve, por nuk arriti të vinte në vështirësi mbrojtjen meksikane. Nga ana tjetër, Meksika administroi avantazhin dhe iu afrua edhe golit të tretë, me César Montes që rrezikoi me një goditje me kokë.

Situata u komplikua edhe më shumë për Ekuadorin në minutat e fundit, kur Piero Hincapié u ndëshkua me karton të kuq pas një incidenti me një kundërshtar.

Me këtë sukses, Meksika regjistron ndeshjen e katërt radhazi pa pësuar gol në Botërorin 2026 dhe vijon rrugëtimin në fazën e 1/8-ave, ku do të përballet me fituesin e çiftit Angli – RD Kongo.

Rezultati:
Meksikë 2-0 Ekuador

Shënuesit:

  • Julián Quiñones 22′
  • Raúl Jiménez 32′

Karton i kuq:

  • Piero Hincapié (Ekuador)

ekuadorin meksika mposht
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

 Federata Gjermane i del në mbrojtje trajnerit Nagelsmann pas eleminimit: Ai është njeriu i duhur për të vazhduar

09:51 / June 30, 2026

Përmbysje dramatike, Martineli i shënon në frymën e fundit Japonisë dhe kualifikon Brazilin e Ançelotit

21:18 / June 29, 2026

Përballja që mund të surprizojë Botërorin: Brazili kërkon kualifikimin, Japonia beson se mund të rrëzojë “Seleçaon”

14:05 / June 29, 2026

Kepi i Gjelbër bën histori, kualifikohet për herë të parë në fazën me eliminim direkt

08:17 / June 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.