Sali Berisha është shoqëruar sot në Kuvend nga tre deputetë të PD-së, Edi Paloka, Tritan Shehu dhe Flamur Noka.
Këta të fundit e kanë shoqëruar gjatë hyrjes në Kuvend, ku Berisha lëshoi akuza të forta ndaj Lulzim Bashës të cilin e cilësoi si “pazarxhi’ që “shiti PD-në”.
Pas ‘dëbimit’ nga Grupi i PD, Berishës i kanë zënë dhe vendin në Kuvend, teksa është parë që ai është ulur në rreshtin e parafundit të sallës së Kuvendit.

