Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Shkarkohet nga detyra gjyqtarja, KPK: Nuk justifikonte burimet për shtëpinë

12:42 / September 10, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
KPK
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Korçës, Ariola Kristo.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të mërkurën Komisionj bëri me dije se kishte gjetur gjatë hetimit administrativ një sërë problemesh në pasuritë e gjyqtares së Korçës Ariola Kristo. Problemet lidheshin kryesisht me mungesën e burimeve të ligjshme për ndërtimin e një shtëpie 3 kate plus bodrum në qytetin e Korçës në vitet 2006-2008. Në seancë u relatua se nga analiza financiare ishte konstatuar balancë negative fondesh ne shumën 6.8 milionë lekë, për kryerjen e investimeve dhe përballimin e shpenzimeve.

Trupi gjykues që kreu procesin e rivlerësimit për Kriston kryesohej nga Lulzim Hamitaj, me relatore Alma Faskaj dhe anëtare Genta Tafa (Bungo).

Ariola Kristo përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe u emërua gjyqtare në Gjykatën e Korçës. Ajo punoi prej gati dy dekadash pranë kësaj gjykate.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident te Unaza e Madhe pranë mbikalimit të Tufinës, bllokohen të treja korsitë

17:23 / October 10, 2026

Shqipëri-Finlandë, interesim i lartë për bileta

16:41 / October 10, 2026

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Levan-Tepelenë, dy të plagosur

16:00 / October 10, 2026

Reshjet e dendura të shiut përmbytin rrugët në Vlorë, alarm për pusetat e bllokuara dhe ujin pranë banesave

15:22 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.