Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Korçë, ku një 84-vjeçare është gjetur e pajetë në banesë, teksa dyshohet se mund të jetë vrarë nga i biri.
Sipas burimeve jozyrtare, Sanie Demollari është gjetur me shenja dhune, dhe për këtë dyshohet si autor djali i saj Ylli Demollari, 64 vjeç, i cili është arrestuar.
Grupi hetimor pritet të japë detaje të tjera.
NJOFTIMI I POLICISE
Korçë
Informacion paraprak.
Më datë 04.03.2019, rreth orës 11:50, në lagjen nr 13, jemi njoftuar se në banesë është gjetur e vdekur, shtetasja N.D, rreth 84 vjeçe.
Kjo shtetase jetonte në banesë me djalin e saj, shtetasin N.D, 64 vjeç, i cili aktualisht ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Policisë, ku po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
