Lindita Nikolla zgjidhet kryetare e Kuvendit. Opozita ka grisur fletët e votimit duke mos votuar për të, ashtu siç e kishte paralajmëruar edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së. Në këtë mënyrë opozita ka marrë vendimin e parë të saj zyrtarisht në parlament, ndërsa nga ana tjetër Sali Berisha e bojkotoi këtë proces duke mos marrë pjesë fare në votim. Që ne vendimin e parë në Kuvend ka pasur përçarje mes opozitës pasi Monika Kryemadhi ka votuar për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit. Ai u largua nga seanca sapo tha fjalën ‘betohem’ si deputet i parlamentit të ri. LSI voton kunder, Dule ‘pro” Nikollës
Seanca e parë u hap nga Luljeta Bozo, si deputetja më e vjetër, e cila i bëri thirrje deputetëve që të punojnë pa dallime partiake. Po ashtu u ngrit edhe komisioni i verifikimit të mandateve të deputetëve, i përbërë nga 5 përfaqësues të maxhorancës dhe 4 të opozitës.
Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit
Rezuktati:
Kane marre pjese – 137 deputete.
Nuk morren pjese – 3 deputete.
Flete te vlefshme – 83 vota.
Lindita Nikolla zgjidhet kryetare e Kuvendit me 79 vota.
4 te LSI- kunder
