Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Dëbohet nga drejtësia gjyqtari i skandaleve Piro Sota! Arsyeja: Liroi vrasësin e Sabrina Bengajt, 4 vrasësit e Pelivan Sinanrrapajt dhe Avni Gashit

17:19 / September 11, 20215 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1631371784 shotaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ditë para se Elton Meta të vriste ish bashkëshorten Sabrina Bengaj në Fier, gjyqtari Piro Sota që e kishte liruar nga burgu u përjashtua nga drejtësia për 15 vjet. Sota liroi edhe 3 vrasësit e Pelivan Sinanrrapajt në Ballsh. I hapi derën e burgut anëtarit të ish bandës së Durrësit Sardian Sulejmanit. Liroi para kohë nga burgu nipin e Enver Hoxhës i dënuar për dosjen e drogës ‘Xibraka’, ndihmoi të linte qelinë edhe Fatmir Kajollin, mikun Fatmir Mediut, i dënuar në Itali dy herë me 40 vite burg

Segmente të kalbura të drejtësisë shqiptare vijojnë të prodhojnë tragjedi njerëzore me vendime të dyshimta. Vrasja e 23-vjeçares Sabrina Bengaj nga ish bashkëshorti Elton Meta është rrjedhojë e vendimmarrjeve të prokurorit Çlirim Sina dhe gjyqtarit Piro Sota, të cilët i hapën derën e burgut Elton Metës, i arrestuar dhe i izoluar si një rrezik potencial për vrasje. Vetëm një ditë pasi Elton Meta vrau i ish bashkëshorten Sabrina Bengaj, gjyqtari që e kishte liruar nga burgu, Piro Sota, është përjashtuar për 15 vjet nga drejtësia shqiptare.

Paraditen e 9 shtatorit, pra dy ditë më parë, Komisioni i Vetingut, me trupë gjykuese të përbërë nga Firdes Shuli, Xhensila Pine dhe Olsi Komici, përjashtoi gjyqtarin e Fierit nga drejtësia, pas vendimit të tij për të dhënë dorëheqjen, një lëvizje kjo për t’i shpëtuar përballjes me Vetingun. Procesi i verifikimit për Piro Soton kishte nisur që në qershor të vitit 2020.

Piro Sota ka vendosur për lirimin e Elton Metën nga burgu në 27 korrik 2021, ndërsa KLGJ-ja ka informuar një ditë më pas, pra në 28 korrik, Komisionin e Vetingun se gjyqtari kishte dhënë dorëheqjen.
Ndryshe nga prokurori Çlirim Sina, i cili nuk është denoncuar më parë për vendimmarrje për të dyshimta, Piro Soto është një personazh i lakuar në sistemin e drejtësisë për vendime skandaloze, ndërsa duket e çuditshme se si ky gjyqtar i ka shpëtuar shkarkimit për vite me radhë.

Në 31 janar të këtij vitit, gjyqtari Sota liroi nga burgu tre të akuzuar për vrasjen e 57-vjeçarit Pelivan Sinanrrapaj. Të liruarit janë Ferdinand Merkaj, Fitim Zekaj e Festim Alimerkaj, me argumentin se nuk paraqesin ‘rrezikshmëri shoqërore’. Për 3 të dyshuarit prokuroria kërkoi masën arrest me burg për ngjarjen e rëndë në Ballash, duke paraqitur pamje filmike dhe dëshmi për dhunën që i shkaktoi më pas vdekjen të ndjerit, por gjyqtari Sota i la jashtë dyerve të burgut.

Pas publikimit të skandalit në media, Gjykata e Fierit u vu në lëvizje, duke rikthyet në burg të akuzuarit për vrasjen e Ferdinand Merkajt.

Në tetor të vitit 2019, Piro Sota, liroi nga burgu anëtarin e Bandës së Durrësit, Sardian Sulejmanin, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Avni Gashit në tetor 2005 në Tiranë si dhe për dy atentate ndaj kreut të bandës, Lul Berisha, pas përçarjes së bandës. Sota i fali 5 vite burg Sulejmanit, me argumentin se ka babanë vetëm.

Në shtator të vitit 2018, Sota liroi nga burgu me kusht Ermal Hoxhën, nipin e diktatorin Enver Hoxha, i dënuar me 6.8 vite burg për trafik droge, konkretisht për dosjen ‘Xibraka’. Ermal Hoxhës i kishin mbetur edhe 1 vit e 8 muaj burg, por gjyqtari Piro Sota i hapi derën e burgut.

Gjyqtari Piro Sota ka marrë pjesë edhe në lirimin nga burgu të Fatmir Kajollit, mikut të Fatmir Mediu, i dënuar në Itali dy herë me 40 vite burg si pjesë e një organizate kriminale të narkotikëve. Fatmir Kajolli nuk bëri më shumë se dy vite burg në Shqipëri falë gjyqtarit Piro Sota. Ky i fundit mori tre vendime duke i ulur vitet i burgut Kajollit deri kur e liroi nga qelia më 19 mars 2018. Sota liroi Kajollin duke e cilësuar të kryer dënimin e tij, pasi sipas tij kishte qëndruar 2 vjet në qeli, kishte përfituar dy vjet nga amnistia, kishte përfituar 90 ditë ulje dënimi për sjellje të mirë dhe i llogariti edhe kohën e paraburgimit.

Në vitin 2015, gjyqtari Piro Sota i ka hequr nga lista e personave në kërkim Thoma ose Armand Shkurti, i dënuar me 12 vite burg për “Shfrytëzimi i prostitucioni”. Më parë, Piro Sota i ka njohur Armand Shkurtit njohjen e shlyerjes së dënimit, pa bërë asnjë ditë burg, pasi kishin 10 vite dhe Shkurti nuk ishte kapur nga policia.

Gruaja që filmoi ish- kreun e Gjykatës së Gjirokastrës Guximtar Boçi, i cili i kërkonte favore seksuale që të jepte jë vendim në favor të saj, ka akuzuar Piro Soton se ka bashkëpunuar me Boçin për t’i mbyllur dosjen. Dhe në fakt, Guximtar Boçi i shpëtoi ndëshkimit falë Gjykatës së Fierit.

Në vitin 2014, Piro Sota u denoncua nga Saimir Tahiri, në atë kohë ish ministër i Brendshëm, për lirim nga burgu të të arrestuarave nga policia për vjedhje. Në qershor të këtij viti, gjyqtari i Fierit, Piro Sota, u akuzua nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi për lirimin një personi të arrestuar për armëmbajtje pa leje, në bashkëpunim me prokurorin Erind Rahovica. Duke se vendimi i denoncuar nga ministri Çuçi ishte një vendim rutinë e gjyqtarit Piro Sota. / Shqiptarja.com

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SPAK nis hetim për çështjen e pagave të magjistratëve, sekuestron dokumente te Ministria e Financave

20:20 / September 17, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Plagosi babanë e ish-bashkëjetueses, daja i Zegjine Çaushit mbërrin në Gjykatën e Fierit, pritet të njihet me masën e sigurisë

10:14 / September 17, 2026

U kap duke transportuar 6 emigrantë sudanez drejt Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Devoll

10:19 / September 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.