Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Familjarët e vrasësit të Xhuljano Bullarit të frikësuar: Kemi frikë, vëllai na ka futur në hasmëri duke përmendur emra

17:40 / September 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
TOLE 727x405 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas vrasjes në Babicë të Xhuliano Bullarit, familjara e vrasësit të arrestuar, e Bledar Selmanajt, nëna dhe vëlla është vënë në panik për shkak të deklaratave të fundit që njeriu i tyre ka dhënë së fundmi duke akuzuar me emra dhe krijuar konflikte, me të cilat ata nuk kanë asnjë lidhje, si njerëz që punojnë ndershmërisht.

Sipas tyre, çdo dëshmi e treguar në televizion nga 36-vjeçari, djali dhe vëllai i tyre nuk është e vërtetë sepse ai vuan nga problemet mendore prej më shumë se 20 vjetësh. Ata tani kanë frikë tashmë dhe kërkojnë urdhër mbrojtjeje, pasi Selmanaj u ka hapur nga çdo anë armiqësi duke përmendur emra.

Ata thanë se tashmë nuk e dimë në nga iu vjen rreziku dhe fëmijët e tyre kanë frikë të venë në shkollë, shkruan Syri Tv.

Vëllai I Bledarit të arrestuar ka dhënë intervistë pa treguar fytyrën, për shkak se emri i familjes së tij është njollosur nga i vëllai. Ai tha se vëllai u ka shkaktuar përherë dhimbje si kur ishte brenda, edhe jashtë burgut e tani sërish.

Sipas tij, Bledari kishte vetëm 15 ditë që kishte dal nga burgu dhe nuk e po e kupton se si paska ditur aq shumë gjëra kur në fakt ishte në burg. Nëse nuk po i trillon, atëherë kush fshihet pas tij?! është pyetja që duhet t’i japë përgjigje shteti.

“Kur vëllai im ditka kaq shumë të dhëna për ngjarjet, i bie që shteti paska fjetur gjumë gjithë këto kohë pa bërë asgjë,” tha vëllai.

Bledar Selmanaj u arrestua për vrasjen e 25-vjeçarit Xhulian Bullari në Babicë të Vlorës më 21 gusht. Ai dha dëshmi nga burgu i Peqinit për emisionin “Pa Gjurmë” ku akuzoi se vrasësi i vërtetë i shokut të tij të burgut ishte Klodjan Llanaj, një prej të fortëve të Vlorës dhe arsyeja qe një ngarkesë kanabisi. Gjatë rrëfimit ai dha dhe emra të tjera.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Manja: Mazhoranca kurrë nuk i ka ulur pagat e magjistratëve, përballjet në Kushtetuese kanë qenë vetëm për masën e rritjes!

22:42 / September 17, 2026

Prania besnike, Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë

21:40 / September 17, 2026

Rama vizitë në Malin Athos, kalon natën në një nga manastiret më të njohura ortodokse greke (Foto)

20:59 / September 17, 2026

SPAK nis hetim për çështjen e pagave të magjistratëve, sekuestron dokumente te Ministria e Financave

20:20 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.