Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Përjashtimi i Berishës/ Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së sulmon Bashën: Vetëm një mi që rritet në gjirizet e ambasadave mund…

13:54 / September 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bislim Ahmetaj e shikon përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar, si një veprim të ulët të kryedemokratit Luzim Basha.

Gjithashtu ai komentoi ende faktin se përse Sali Berisha nuk e ka kujtuar ende 23-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit.

“Unë besoj se nuk i ka rrëshqitur ai duhet ta kryejë atë ceremoni, ndoshta vjen në darkë tek ne, nuk di ta them. Ai është në momentin e këtyre tre ditëve i përjashtuar nga krijesa e tij, Lulzim Basha. Kjo e pengonte të shkonte me Bashën por kam përshtypjen që ai gjatë ditës do ta vlerësoje, bashkëpunëtorin rival të Sali Berishës. Rival sepse ai është kryetari nismëtar i PD, më pas u bë Aleksandër Meksi dhe më pas Sali Berisha. Ka 8 vjet që ka vënë Bashën, e ka mbrojtur dhe nuk ka lejuar njeri me ja prek dhe tani erdhe edhe fati i tij. Gjesti i Bashës është i ulët që mund ta bëjë vetëm një mi që rritet në gjirizet e ambasadave”, tha Ahmneëtaj për Report.

Gjithashtu Bislim Ahmetaj foli edhe pengjet e Azem Hajdarit, ku tha se themeluesit të PD-së nuk i është përmbushur ideali i fjalës së lirë, për të cilën ai luftoi aq shumë derisa ishte gjallë.

“Pjesa kryesore është çështja kombëtare Kosovës. Ndoshta është e vetmja gjë e cila i është realizuar. Sot fjalën e lirë nuk e kemi, nuk ka media të lira. Ky ishte një nga njerëzit që e mbrojti fjalën e lire kur po shfaqej shtypi i lirë. Sot shtypi nuk është më i lirë, i kontrolluar nga dy segmente, nga Luzlim Basha dhe Edi Rama. Kishte sindikata por nuk kishte sindikalizëm. U ndodh në një aksion politik që të zhvillonte sindikalizmin. Vranë Azem Hajdarin, ka vdekur edhe sindikalizmi. Kemi një shtresë që janë ende të përndjekur, Azem Hajadri u fut në grupin e tyre për t’iu dalë në mbrojtje. Ata sot e kësaj ditë nuk janë të vlerësuar. Sot për sot bashkë më vrasjen e Hajdarit kanë vdekur edhe këto ideale e nisma të tij, që nuk ka kush i mbron”, u shpreh Ahmetaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha publikon mesazhin e qytetarit dixhital: Dokumenti “Besa” i kryeministrit është bërë me Inteligjencë Artificiale

15:40 / August 16, 2026

Rama për median britanike: Algoritmet mobilizuan protestuesit/ “Zvërneci nuk ndalet, por do konsultohemi me palët e interesuara”

20:15 / August 15, 2026

Haxhiu fton partitë në takim për zgjedhjen e Presidentit konsensual

18:39 / August 14, 2026

LDK tërhiqet nga marrëveshja, Abdixhiku: Le t’i mbajë të gjitha Vetëvendosje, do votojmë Presidentin konsensual

18:26 / August 13, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.