Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Ja sa para sollën turistët e huaj, shqiptarët kursyen rreth 300 mln euro

08:35 / September 13, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
turizewm
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndonëse turizmi u gjallërua në gjysmën e parë të këtij viti, sërish ai mbetet nën nivelet e parakrizës.

Sipas statistikave të bilancit të pagesave të publikuar nga Banka e Shqipërisë, që mat bilancin e udhëtimeve (shpenzimet që bëjnë të huajt në Shqipëri dhe ato që bëjnë shqiptarët jashtë), shpenzimet e të huajve në Shqipëri arritën në 687 milionë euro në 6 mujorin e parë të vitit, me një rënie prej 20%, ose 167 milionë euro më pak, në krahasim me janar-qershor 2019, që deri tani mban rekordin si viti më i mirë deri tani për turizmin.

INSTAT raportoi se për të njëjtën periudhë në vend hynë rreth 1.7 milionë shtetas të huaj, me një tkurrje prej 21% në krahasim me janar-qershor 2019. Pesha e turistëve nga Kosova u rrit në rreth 50%, nga mbi 30% që ishte në periudhën kur lëvizja ishte normale, duke amortizuar disi mosardhjen e turistëve nga shtetet e Europës Perëndimore e Lindore.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjithsesi hendeku me parakrizën ka filluar të ngushtohet që në tremujorin e dytë të vitit, teksa tkurrja ishte 11.6% në raport me periudhën përkatëse, nga 31% në tremujorin e parë.

Vera ka sjellë një panoramë tjetër për turizmin në vend, duke e tejkaluar nivelin e 2019-s. Të dhënat e fundit nga Tirana International Airport (TIA), nga vijnë një pjesë e konsiderueshme e turistëve nga Europa (përveç rajonit) bënë të ditur se për periudhën korrik-gusht 2021 kanë udhëtuar gjithsej (hyrje-dalje) rreth 983 mijë pasagjerë, me një rritje prej 21.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-s, që deri tani kishte qenë viti më i mirë i turizmit. Ndërsa në raport me korrik-gusht 2020, kur vendi po vuante pasojat e krizës, zgjerimi është 76%.

Vetëm në korrik, trafiku i pasagjerëve ishte 9.6% më i lartë se në të njëjtin muaj 2019 (+70% me 2020-n), ndërsa në gusht rritja ishte më e fortë në gati 32% (+82% me të njëjtin muaj të 2020-s).

Shqiptarët “kursyen” 300 milionë euro nga mbyllja e rrugëve

Vetëm në muajt e verës së këtij viti, shtetet e Bashkimit Europian filluan të hiqnin gradualisht kufizimet e udhëtimit për shtetasit shqiptarë. Ndërsa në 6 mujorin e parë, daljet e shtetasve shqiptarë ishin rreth 36% më të ulëta se e njëjta periudhë e 2019-s.

Si rrjedhojë edhe shpenzimet e shqiptarëve jashtë kanë shënuar një tkurrje të ndjeshme. Ato ishin rreth 400 milionë euro për periudhën janar- qershor 2021, me një tkurrje prej 43% në krahasim me 6 mujorin 2019, ose rreth 300 milionë euro më pak.

Si rrjedhojë e hyrjeve më të larta të të huajve, në raport me daljet e shqiptarëve, bilanci neto i udhëtimeve, që nënkupton valutën që mbetet në Shqipëri, u përmirësua ndjeshëm në gati 290 milionë euro, që është rezultati më i mirë historik që kur raportohen të dhënat në 2008-n./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama thirrje investitorëve të huaj: Mos e humbisni mundësinë për të investuar në Shqipëri

11:31 / October 2, 2026

Rama: Shqipëria dikur njollë e zezë në turizëm, sot numërojmë mbi 12 milionë turistë

11:27 / October 2, 2026

“Jemi në fazën përfundimtare të pastrimit të vendit”/ Arrestimi i Vlora Hysenit dhe roli i SPAK, Rama për median gjermane: Që nga 1912, asnjë ministër…

11:22 / October 2, 2026

Banorët e Memaliajt kundër bashkimit me Tepelenën, protestojnë para Kuvendit! Komisioni i Ligjeve diskuton pr.ligjin për ‘Territorialen’ 

11:19 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.