Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Dhurata Dora dhe Douzi me koncerte unike ndërkombëtare

13:48 / September 13, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
OneFor BetterTogether Visual scaled 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Më Mirë së Bashku” do t’i bashkojë njerëzit në Evropë dhe përtej saj, përmes dy koncerteve falas, të mbështetur nga OneFor, startup në BE që ofron aplikacionin ndërkombëtar për pagesa dhe transfere parash.

Artistët ndërkombëtarë, Dhurata Dora dhe Douzi, do të performojnë në dy koncerte të transmetuara drejtpërdrejt më 30 shtator 2021. Koncertet interaktive do të mund të ndiqen falas për të gjithë njerëzit anembanë botës, nën organizimin e OneFor, një startup në BE që në bashkëpunim me Mastercard ofron aplikacionin ndërkombëtar për pagesa dhe transferta parash.

Koncertet do të mbështeten nga “LiveNation”, duke i ofruar për herë të parë audiencës ndërkombëtare një eksperiencë të veçantë. Koncertet mund të ndiqen në transmetim të drejtpërdrejtë plotësisht falas kudo në botë, me mundësinë e “Watch Parties” – ku deri në gjashtë persona mund ta ndjekin koncertin së bashku, si dhe “Digital Snake Pit”, ku 50 pjesëmarrës mund të ndërveprojnë me artistin përgjatë koncertit.

Karakteristikat e “Më Mirë së Bashku”

Vetë artistët do të zgjedhin dhe ftojnë pjesëmarrësit në “Snake Pit”, ndërkohë të dy koncertet do të ofrojnë mundësinë për një takim 30-minutësh përshëndetës me artistin. Pjesëmarrësit për takimin përshëndetës do të zgjidhen përmes një shorti në mesin e fansave që do të shpërndajnë numrin më të madh të referimeve për koncertin. 2,000 pjesëmarrës do të kenë mundësinë të takohen në Bar-in Virtual, të ndërveprojnë mes tyre, si dhe t’i bashkohen “Watch Parties”.

Artistja kosovare Dhurata Dora ka lindur në Gjermani nga prindër shqiptarë. Ajo jeton dhe performon në Kosovë. Në vitin 2011 ka publikuar këngën e saj të parë “Vet e kërkove”. Në vitin 2019, ajo depërtoi në skenën ndërkombëtare me këngën që u bë hit “Zemër”, në bashkëpunim me artistin Soolking. Në fillim të këtij viti, ajo publikoi këngën e fundit “Mi Amor”, në bashkëpunim me artistin Noizy. Koncerti i saj mbahet më 30 shtator në orën 17:00.

Ndërkaq, tekstshkruesi, aktori, balerini dhe producenti Douzi është më së miri i njohur për hitet e tij Amar dhe Bikhtissar. I lindur në Marok, depërtimin në botën e artit ai e bëri në moshë shumë të re me këngën kundër luftës “La Lil Harb”. Aktualisht ai dhe familja e tij jetojnë ne Belgjikë. Douzi ka fituar çmimin “Celebrity MasterChef Morocco” në vitin 2017, ka shkruar hite si “Colors” në bashkëpunim me Jason DeRulo, si dhe ka pasur paraqitje në shfaqjen e njohur të NBA “NBA Halftime Performance”. Në vitin 2020, ai ka publikuar albumin e fundit “Khalik Maaya”. Koncerti i tij do të mbahet më 30 shtator në orën 20:00.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, Antigona Ramosaj flet për herë të parë në “Live me Luizin”: Falënderoj Albërien që më qëndroi pranë

22:17 / October 9, 2026

Ministri i Kulturës, Gonxhja: Se shpejti nisim punimet për restaurimin e shtëpisë së Faik Konicës

21:19 / October 9, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

Dua Lipa “surprizon” Shakirën në Madrid: Më duket se jam në ëndërr

10:47 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.