Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Cilat janë profesionet më të keqpaguara ne vend? Nga punonjësit elementarë tek ata të shërbimeve, qendrojnë pranë minimales

16:28 / September 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
profesionet 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërsa paga mesatare në vend ka arritur në rreth 56.700 lekë, shumë profesione vijojnë të  mbeten në pragun e pagës minimale mujore, duke mos arritur të përmbushin edhe nevojat më bazike të punonjësve.  Referuar të dhënave të INSTAT, profesioni  më i keqpaguara në vend, një trend që zor se ndryshon, është ai i punëtorëve elementarë, të cilët kanë një shkollim minimal dhe punojnë kryesisht në ndërtim, në fasoneri, industri përpunuese etj, ku paga mujore mesatare arrin rreth  34. 700 lekë në muaj.

Po ashtu të pavlerësuar me pagesa janë edhe punonjës të kualifikuar të bujqësisë pyjeve dhe peshkimit, ku paga mujore regjistrohet në 35.580 lekë. Ndërkohë, dy kategori të tjera si punonjës të montimit dhe përdorimit të makinerive dhe pajisjeve si dhe zejtarë, artizanë dhe profesione të lidhura me to , paguhen rreth 39 mijë lekë në muaj, duke mos mundur të arrijnë as pagën prej 40 mijë lekësh. Të keqpaguar vijojnë të mbeten edhe punonjësit e shitjeve dhe të shërbimeve, paga mesatare e të cilëve rrumbullakoset në 43 mijë lekë në muaj.

Të ndara në aktivitete ekonomike, bujqësia pyjet dhe peshkimi, industria, ndërtimi;  Tregtia; transporti; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor janë sektorë që vështirë se mund të gjenerojnë pagesa të mira për punonjësit e tyre. Dhe pyetja që drejtohet në këto rrethana është se çfarë mund të bëjë një familje me paga kaq të ulëta në kushtet kur çmimet vijnë gjithnjë e në rritje, nevojat për veshje dhe shërbime po ashtu, faturat,  detyrimet për shkollim dhe shëndet?

Profesionet më të keqpaguara

Punëtorë (Profesione elementare)   34.747 lekë

Punonjës të kualifikuar të bujqësisë pyjeve dhe peshkimit    35.580 lekë

Zejtarë, artizanë dhe profesione të lidhura me to  39.522 lekë

Punonjës të montimit dhe përdorimit të makinerive dhe pajisjeve   39.632 lekë

Punonjës të shitjeve dhe të shërbimeve   43.108 lekë

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Manja: Mazhoranca kurrë nuk i ka ulur pagat e magjistratëve, përballjet në Kushtetuese kanë qenë vetëm për masën e rritjes!

22:42 / September 17, 2026

Prania besnike, Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë

21:40 / September 17, 2026

Rama vizitë në Malin Athos, kalon natën në një nga manastiret më të njohura ortodokse greke (Foto)

20:59 / September 17, 2026

“Ruani qetësinë”, mesazhi i parë i Hashim Thaçit pas dënimit nga Haga! Falënderon qytetarët për mbështetjen, avokatët konfirmojnë apelin

19:38 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.