Mbrëmjen e kaluar u mbajt ndarja e çmimeve të “MTV Video Music Awards 2021″.
Mesa duket ky do të jetë edhe një vit që do të mbahet mend gjatë për shkak edhe të veshjeve të yjeve, që kishin shpalosur imagjinatën. Disa prej të ftuarve kishin ardhur pothuajse të zhveshur dhe disa janë konsideruar të veshur si për “Halloween”.
Mbretëresha e skandalit këtë herë ishte Megan Fox e cila ishte thuajse e zhveshur dhe arsyeja, sipas saj ishte partneri: Machine Gun Kelly, që ia kishte kërkuar këtë.
Këngëtarja Kacey Musgraves u shfaq me një kapele lejla të çuditshme në kokë. Po aq përshtypjen bëri edhe Lil Nas X me bishtin e tij lejla.
Nick Cannon ndërkohë: Kanotiere me xixa, pantallona të bardha, këpucë sërish me xixa.
Doja Cat i çuditi të gjithë me takat e saj me një platformë ekstremisht të lartë.
Megjithatë ata nuk ishin të vetmit, kishte edhe personazhe të tjerë, që kishin guxuar tepër.