Analisti Mustafa Nano shprehet se presidenti Ilir Meta e ka futur idenë në kokë se amerikanët janë shumë të rëndësishëm.
Sipas tij, ky është shpjegimi pse Meta ndryshoi menjëherë pas zgjedhjeve.
Pjesë nga intervista në MCN Tv:
Presidentin Meta e shohim disi më të qetësuar, por pavarësisht se dekretoi zotin Rama për ministrat kërkoi informacion nga Prokuroria. Si e shihni pozicionin e zotit Meta pas daljes së Berishës nga skena?
Ky rol ka ndryshuar më herët menjëherë pas zgjedhjeve kemi parë Metën të transformuar në mënyrë automatike dhe për shkak të fitores së Ramës dhe zvogëlimit të peshës së LSI. Tani ai është në një fazë se si duhet të sillet, përfundimisht ai e ka futur në kokë idenë se amerikanët janë shumë të rëndësishëm dhe ky besoj se është leksioni që ka nxjerr Meta. Është futur në kostumin e presidentit por i ka rënë kredencialet, autoriteti, kam përshtypjen se mezi po pret të dali nga ajo ndërtesë dhe të marri partinë e vet. Ai e ka dëmtuar veten shumë. Ai pret të shoh çfarë do ndodhi me të. Atë dhe Berishën e shoh si personazhe që kanë mbaruar karrierën e tyre.
