Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Eros Grezda rrëfen momentet më të bukura me Ylli Mihalin, ja këshilla që i jepte në lidhje me vajzat

14:13 / September 14, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 e89a75df0a5f7297b215e2d335f99869
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ylli Mihali, fizeoterapisti që ka qenë pjesë e stafit kuqezi prej 27-vjetësh, u nda nga jeta pas një beteje të gjatë me Covid-19.Ai ishte infektuar me koronavirus prej afro një muaji, pavarësisht se i kishte kryer të dyja dozat e vaksinës. Prej afro dy javësh, ai ishte i shtruar në spital, në gjendje të rëndë, duke qëndruar edhe në intubim.

Ylli Mihali ishte një personalitet mjaft i njohur dhe i dashur në ambientin sportiv. Me punën e tij në ekipin kombëtar, por edhe si pjesë e stafit të Tiranës, gjatë tre dekadave të fundit ai ka ndihmuar jo thjesht futbollistët e nivelit të lartë, por është kujdesur për sportistë të të gjitha skuadrave në momentet e vështira të lëndimeve.

Pothuajse të gjithë futbollistët apo edhe trajnerët e kombëtares shqiptare ndër vite kanë reaguar me mesazhe ngushëllimi për mikun e tyre. I intubuar prej ditësh në spital, Mihali në moshën 55-vjeçare nuk ia doli të fitonte betejën më të rëndësishme në jetë, duke tronditur botën e sportit në Shqipëri.

Futbollisti i njohur, Eros Grezda, ishte sot në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, për të treguar njohjen e tij me Yllin dhe takimin e fundit me të.

“E kam takuar 7-8 muaj më parë kur isha në Tiranë, isha bërë operacion dhe kisha një terapi. Sa herë vija në Tiranë e takoja gjithmonë. Ylli ka pasur një pozitivitet që nuk e kam parë te asnjë tjetër. Kur shkova për herë të parë në kombëtare, lojtarët nuk të jepnin hapësirë, Ylli ishte shumë i afërt me mua”, tregoi Eros.

Ky i fundit tregoi se si Ylli e kishte frikë virusin dhe se te puna e tij private kishte masa strikte. Grezda u shpreh se nuk e dinte se ishte i vaksinuar, por para disa ditësh kishte komunikuar me gruan e Mihalit.

“Të premten apo të shtunën kam folur me gruan e tij dhe më tha fjalë të mira. U lehtësova disi, por kur mora lajmin ishte një trishtim. Nusja e Yllit më tha se mjeku i kishte thënë se kishte përmirësime. Sipas fjalëve të saj, Ylli do të dilte pas pak ditësh. Ai ishte shumë i shëndetshëm. Kishte raste rreth tij me Covid që ishin të infektuar dhe në gjendje të rëndë. Si pasojë ai ruhej shumë”, tha futbollisti i njohur.

Gjithashtu Grezda tregon këshillat që Mihali i ka dhënë atij. Sipas tij, Ylli i thoshte që të mos fokusohej te vajzat por te futbolli, pasi ishte i ri.

Nga ana tjetër, Eros tregon edhe golin që ka festuar me Mihalin, i cili ishte shumë merita.

“Kisha problem te kofshët, e dija që vetëm duart e tij bënin mrekulli. Më bëri një masazh dhe më tha se do bësh gol. Bëra golin e parë me Turqinë dhe kam festuar shumë me të. Ylli kishte shumë merita te ky gol”, përfundoi ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria U-21 në “Taranto 2026”, Alban Bushi: Shkojmë për të konkurruar dhe për t’u kualifikuar

10:25 / August 19, 2026

FIFA pushon nga puna drejtorin operativ Kevin Lamour

11:57 / August 18, 2026

Tekniku Nikaj vijon testimin, Burreli bind ndaj Korabit

11:37 / August 16, 2026

Ferran Torres zyrtarizohet te PSG

18:15 / August 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.