Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“The Lancet” kundër dozës së tretë: S’ka nevojë, vaksinat aktuale shumë efektive

13:50 / September 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vaksine
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërkohë që disa vende kanë vendosur tashmë që të aplikojnë një dozë të tretë vaksine anti-Covid për kategori të ndryshme qytetarësh, revista prestigjioze “The Lancet” ka dalë në përfundimin se kjo gjë është e panevojshme.

Përmes një botimi gjatë orëve të fundit, revista shkencore shkruan vaksinat janë mjaft efektive për parandalimin e rasteve të rënda të koronavirusit, gjë e cila konfirmon se s’ka nevojë për një dozë të tretë.

Duke marrë në konsideratë edhe rrezikun e variantit “Delta” revista shkruan se megjithatë, kjo nuk do të thotë se popullsia ka nevojë për një vaksinë të tretë sepse dy doza janë të mjaftueshme.

Autorët, të cilët verifikuan provat klinike, zbuluan se vaksinat mbeten shumë efektive kundër simptomave të rënda të COVID-19, në të gjitha variantet kryesore të virusit përfshirë Delta, edhe pse ato kishin sukses më të ulët në parandalimin e sëmundjeve asimptomatike.

“Nëse vaksinat ofroheshin aty ku do të bënin më të mirën, ato mund të shpejtonin fundin e pandemisë duke frenuar evolucionin e mëtejshëm të varianteve,” thotë autori kryesor Ana-Maria Henao-Restrepo, nga OBSH.

Autorët e studimit argumentojnë se variantet aktuale nuk ishin zhvilluar sa duhet për t’i shpëtuar përgjigjes imune të ofruar nga vaksinat në përdorim, dhe nëse shfaqen mutacione të reja të virusit që ishin në gjendje t’i shmangeshin kësaj përgjigjeje, do të ishte më mirë të jepnim një vaksinë të modifikuar posaçërisht për këto variante.

Gjatë muajve të fundit disa shtete kanë nisur bërjen e dozave përforcuese, gjë që ka detyruar Organizatën Botërore të Shëndetësisë që të bëjë thirrje për kursin të dozave me qëllim që të mund të vaksinohen për herë të parë apo të dytë qytetarët e vendeve të treta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria futet në “hartën” e eksplorimit hapësinor, firmos Marrëveshjet Artemis të udhëhequra nga NASA dhe SHBA

09:57 / September 19, 2026

“Prania Besnike” në terren/ Rama publikon pamjet nga takimi i përjavshëm: Vijon në të gjithë vendin

08:38 / September 19, 2026

Vëllai i Gerti Bogdanit kujton ish-deputetin dy vite pas vdekjes: Dritë të pastë shpirti, vëlla

21:20 / September 18, 2026

Një “pasqyrë” për çmimet, Rama-furnitorëve: Fitoni, por lini të tjerët të marrin frymë

15:09 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.