Një e moshuar ka humbur jetën në Lushnje si pasojë e një aksidenti rrugor.
Ngjarja ka ndodhur në aksin Lushnje-Berat në dalje të Karbunares ku një automjet tip furgon ka përplasur për vdekje një këmbësore.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në momentin që e moshuara po përpiqej që të kalonte në anën tjetër të rrugës.
NJOFTIMI
Lushnjë
Informacion paraprak
Sot rreth orës 12:00, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Karbunarë, shtetasi A. Z., duke drejtuar automjetin tip “Ford” ka aksidentuar një këmbësore, rreth 70 vjeçe, e ka ndërruar jetë.
Eshtë shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryen veprimet procedurale e hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.
