Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gjykata legjitimon shkarkimin e Voltana Ademit nga drejtimi i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë

16:05 / September 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
voltana ademi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata ka legjitimuar shkarkimin e Voltana Ademit nga drejtimi i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë duke pranuar regjistrimin e organeve të reja drejtuese të saj.
Me vendimin datë 31.08.2021, mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës së Bashkive vendosi shkarkimin e Voltana Ademit, si Kryetare e SHBSH-së. Në vend të saj u zgjodh kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu si Kryetar i ri i Shoqatës, ndërsa nënkryetar u zgjodhën Alma Hoxha, Kryetare e Bashkisë Përmet dhe Ilir Xhakolli Kryetar i Bashkisë Pogradec. Në këtë mbledhje, Asambleja zgjodhi edhe Komitetin e ri Drejtues të përbërë nga Bashkitë: 1) Lezhë; 2) Mat, 3) Klos; 4) Shkodër: 5)Përmet; 6) Dropull: 7) Pogradec; 8) Kukës: 9) Vau Dejës; 10) Kamëz; 11) Vorë; 12) Selenicë; 13) Devoll; 14) Mallakastër: 15) Tropojë. Ademi i kundërshtoi këto vendime duke iu drejtuar gjykatës, por kjo e fundit ka rrëzuar pretendimet e kryebashkiakes në detyrë të Shkodrës duke vlerësuar si të ligjshme zgjedhjen e Pjerin Ndreut në krye të shoqatës së Bashkisë të Shqipërisë si dhe të organeve të reja drejtuese të saj. Gjykata ka vendosur që të pranojë kërkesën e depozituar nga kryebashkiaku Ndreu për regjistrimin e këtyre ndryshimeve duke i hapur rrugë funksionimit normal të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Manja: Mazhoranca kurrë nuk i ka ulur pagat e magjistratëve, përballjet në Kushtetuese kanë qenë vetëm për masën e rritjes!

22:42 / September 17, 2026

Prania besnike, Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë

21:40 / September 17, 2026

Rama vizitë në Malin Athos, kalon natën në një nga manastiret më të njohura ortodokse greke (Foto)

20:59 / September 17, 2026

“Ruani qetësinë”, mesazhi i parë i Hashim Thaçit pas dënimit nga Haga! Falënderon qytetarët për mbështetjen, avokatët konfirmojnë apelin

19:38 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.