Në 24 orët e fundit, 4 persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19. Sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë, nga 5480 testime, 992 kanë rezultuar pozitivë.
Ndërkohë janë shëruar 843 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 144,122 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 194 pacientë, nga të cilët 32 janë në gjendje më të rënduar.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
“Nëse jeni mbi 18 vjeç, mund të vaksiniheni në qendrën tuaj shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127″, thuhet ne njoftim.
