Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Bashës i vjen një tjetër goditje nga FRPD: Njerëzit në PD janë anëtarësuar për Berishën, jo për ty

19:57 / September 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Basha Berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anëtari i Kryesisë së FRPD-së Ermir Gjeta, ka folur për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-se.

Ai ka theksuar se vendimi për të përjashtuar Sali Berishën ka qenë personal i Bashës, të cilin e ka marrë pa e pyetur anëtarësinë.

Gjithashtu anëtari i Kryesisë së FRPD, ka deklaruar se ky vendim mund të sjellë përçarje në parti.

“Vendimi për përjashtimin e Berishës ishte i gabuar. Duhej të merrej dhe të respektohej mendimi dhe vendimi i çdo anëtari në Partinë Demokratike. Vendimi çon PD-në drejt përçarjes, kjo sepse Sali Berisha ka qenë personi, pse shumica janë anëtarësuar në PD. Vendimi është i njëanshëm e nuk është pyetur shumica.

Nëse nuk ka referendum që të merret vendimi i anëtarësisë, mund të bëjë që PD të shkojë drejt përçarjes. Ne kemi bërë kërkesë që të merret mendimi i çdo anëtari të FRPD. Mbi 2 të tretat kanë firmosur me emrin e vet për kërkesën dhe kërkesa jonë është dërguar në PD dhe i është dërguar mediave.

Ne duam që të ngrihet instancë, që ta përcaktojë nëse vendimi është apo jo i drejtë, vendimi të mos merret nga një individ, qoftë ky kryetari i partisë. Ne duam që të pyetet anëtarësia” deklaroi Gjeta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dënon vendimin e Hagës/ Peleshi lexon deklaratën në Kuvend: Lufta e UÇK-së ishte lufta e një populli për çlirim

15:21 / September 17, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Shqipëria dënon vendimin e Hagës/ Deklaratë e përbashkët në Kuvend kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

10:50 / September 17, 2026

Presidenti Begaj dekreton Ervin Demon si ministër të Brendshëm

10:09 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.