Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ndryshime në ekipin që negocion anëtarësimin në BE, kush janë emrat që marrin detyra të reja?

11:34 / November 13, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
qeveria keshilli i ministrave kryeministria 770x402 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria ka vendosur të riorganizojë përfaqësimin e Shqipërisë në negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke ndryshuar emrat e disa prej negociatorëve dhe duke rishpërndarë përgjegjësitë për kapituj të ndryshëm të legjislacionit evropian.

Ndryshimet janë miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave më 12 nëntor dhe përfshijnë përfaqësues të ministrive, si dhe drejtues të institucioneve të pavarura që janë pjesë e Grupit Negociator.

Një prej lëvizjeve kryesore prek Kapitullin 22, që ka të bëjë me Politikën Rajonale. Për këtë kapitull, negociator do të jetë zëvendësministri i Brendshëm, Oltjon Muzaka, i cili merr këtë detyrë nga ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo.

Riformatime ka edhe në grupin që mbulon çështjet ekonomike dhe financiare. Zëvendësministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu, i është besuar edhe Kapitulli 6, që përfshin të drejtën e shoqërive tregtare. Në të njëjtën kohë, vendimi heq ngarkimin e mëparshëm të ish-zëvendësministres Blerta Rama për kapitujt 4 dhe 6.

Për Kapitullin 4, që lidhet me lëvizjen e lirë të kapitalit, si bashkënegociator përfshihet zëvendësministri i Financave, Andi Memeti. Ndërsa Endrit Yzeiraj do të ketë përgjegjësi edhe për dy kapituj të tjerë: Kapitullin 9, për shërbimet financiare, dhe Kapitullin 17, që mbulon politikën ekonomike dhe monetare.

Në procesin negociues do të angazhohen edhe drejtues të institucioneve të pavarura. Zëvendësguvernatorja e dytë e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj, do të jetë bashkënegociatore për kapitujt 4 dhe 17. Ndërkohë, drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Adela Xhemali, do të vijojë të jetë pjesë e ekipit për Kapitullin 9.

Edhe fusha e konkurrencës do të ketë një ndarje të re të përgjegjësive. Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba, do të bashkëpunojë me zëvendësministrin e Ekonomisë dhe Inovacionit, Mario Keputa, për negociatat mbi Kapitullin 8.

Ndryshime janë parashikuar edhe në grupet që mbulojnë bujqësinë dhe shëndetësinë. Zëvendësministrja e Bujqësisë, Tana Kika, do të jetë bashkënegociatore me Arian Jaupllarin për Kapitullin 12, që përfshin sigurinë ushqimore. Në sektorin e shëndetësisë, Denada Seferi do të vijojë të mbulojë Kapitullin 19, ndërsa Eugena Tomini do t’i bashkohet ekipit negociator për Kapitullin 28, që përfshin mbrojtjen e konsumatorit dhe shëndetin publik.

Vendimi synon të përcaktojë një ndarje të përditësuar të përgjegjësive brenda strukturës që drejton dhe koordinon negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Për zbatimin e tij janë ngarkuar Grupi Negociator i Republikës së Shqipërisë dhe institucionet përkatëse.

anetaresimi ne be ndryshime negocimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministri Malaj nga Porto Romano: Sistemi i ri i Plumbçeve Elektronike, më shumë siguri dhe transparencë në transportin e hidrokarbureve

11:42 / November 13, 2026

“Berisha është pengesa kryesore e opozitës”, Bejko: PD ka kandidatë por jo alternativë bindëse

11:39 / November 13, 2026

FBI zbulon skemën e hakerave të Koresë së Veriut, si arritën të vidhnin 400 milionë dollarë

11:25 / November 13, 2026

Hita në Itali: Më shumë skuadra të përbashkëta për të goditur krimin e organizuar

11:22 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.