Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Hita në Itali: Më shumë skuadra të përbashkëta për të goditur krimin e organizuar

11:22 / November 13, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2026 11 13 at 10.21.54 AM e1794562458238 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në vijim të vizitës zyrtare në Itali, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, zhvilloi një tjetër takim të rëndësishëm në kuadër të forcimit dhe thellimit të bashkëpunimit ndërmjet strukturave policore të të dyja vendeve, me fokus goditjen e krimit të organizuar dhe të grupeve kriminale që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Itali dhe Shqipëri.

Drejtues Madhor Skender Hita dhe delegacioni që e shoqëronte u pritën në një takim të veçantë në Drejtorinë Qendrore të Policisë Kriminale, nga Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Sigurisë Publike, njëherazi Drejtori Qendror i Policisë Kriminale, Prefekti Raffaele Grassi, si dhe nga Drejtori i Drejtorisë Hetimore Antimafia (DIA), Gjenerali Nicola Massimo Masciulli.

Të pranishëm në takim ishin Drejtoresha Qendrore e Shërbimeve Antidrogë, Lorena Di Galante, Drejtori i Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar Policor, Lorenzo Bucossi, dhe Drejtori i Shërbimit Qendror Operacional të Policisë (SCO), Drejtues i Lartë Marco Calì.

Në qendër të diskutimeve ishte intensifikimi i veprimeve të përbashkëta hetimore dhe operacionale për identifikimin, dokumentimin dhe goditjen e grupeve kriminale që veprojnë në të dyja vendet, luftën kundër trafikut të narkotikëve, trafiqeve të paligjshme, krimeve kibernetike dhe formave të tjera të kriminalitetit ndërkufitar.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua shkëmbimit në kohë reale të informacionit dhe inteligjencës policore, koordinimit të operacioneve të përbashkëta, goditjes së burimeve financiare të grupeve kriminale, si dhe intensifikimit të kërkimeve për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim nga drejtësia shqiptare dhe italiane.

Drejtori i Përgjithshëm Hita siguroi kreun e Policisë Kriminale dhe atë të Antimafias, për vendosmërinë e tij dhe të Policisë shqiptare për të thelluar më tej këtë bashkëpunim, duke rritur numrin dhe kapacitetet e skuadrave të përbashkëta hetimore, me qëllim zhvillimin e hetimeve më të thelluara dhe realizimin e operacioneve të koordinuara për goditjen e strukturave kriminale në të gjithë shtrirjen e tyre, pavarësisht kufijve shtetërorë.

Prefekti Grassi dhe Gjenerali Masciulli vlerësuan punën e bërë nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, si dhe bashkëpunimin e shkëlqyer me Interforcën në ambasadën italiane në Shqipëri. Ata shprehën angazhimin për ta çuar këtë bashkëpunim në një nivel edhe më të lartë, përmes hartimit të një strategjie të re, me objektiv arritjen e rezul

hita Itali Krimi i organizuar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dje u arrestua, Arben Voja shtrohet me urgjencë në spital pas problemeve kardiake

11:30 / November 13, 2026

FBI zbulon skemën e hakerave të Koresë së Veriut, si arritën të vidhnin 400 milionë dollarë

11:25 / November 13, 2026

Kontrolle të shtuara policore në Vlorë, FNSH-ja dhe Krimet zbarkojnë në Çole dhe Ujin e Ftohtë

22:57 / November 12, 2026

Shqipëria mposht Finlandën 2-0, Muçi dhe Manaj i japin fitoren kuqezinjve në “Air Albania”

22:40 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.