Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bashën apo Berishën? Grida Duma reagon dhe zbulon “krahun” e kujt lideri demokrat mban

21:03 / September 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
grida duma sali berisha lulzim basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vendimi i Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi i PD-së, sipas Grida Dumës, është një vendim i guximshëm dhe që shpëton partinë.

Kështu është shprehur Grida Duma, nënkryetare përgjegjëse për marrëdhëniet me shoqërinë civile në PD.

E pyetur nëse për mendimin e saj, vendimi i Bashës për përjashtimin e Berishës ishte brenda standarteve statutore të partisë, Duma u shpreh se nëse do t’i kërkohej çdo demokrati që të jepte mendimin e tij, do të goditej një akt lidershipi moral.

Ajo theksoi se Lulzim Basha e mori vendimin i vetëm për të mos lejuar përçarjen e partisë. Ky akt, sipas saj, është një akt i madh i lidershipt.

“PD është aset për të çuar Shqipërinë në të ardhmen e vet euroatlantike. Padyshim që askush nuk do ta lejoja unë e para, nuk ka guximin të mohojë të vërtetën faktike të të kaluarës së PD-së. Sali Berisha ka vendin e vet të lavdisë. Gjithkush ka misionin ta çojë të ardhmen historike drejt perëndimit….Deri më sot, nuk kam dëgjuar të analizohet mirë se çfarë ka ndodhur si akt vendimarrës për PD. Nëse do kërkohej që secili nga ne të jepte mendimet, ai akt lidershipi, i vështirë, traumatik për Bashën që tha që iu deshën tre muaj për të lobuar… nëse do të mbanim qëndrime personale do të godisja një akt liderishpi moral”, tha Duma në ABC.

Po ashtu, sipas Grida Dumës, sot në PD ka emocione të ndryshme rreth kësaj çështjeje por jo përçarje. Sesa i drejtë dhe i peshuar ishte ky vendim i Bashës, nënkryetarja përgjegjëse për marrëdhëniet me shoqërinë civile në PD thotë se do t’i mbetet kohës ta tregojë.

“Që të gjykosh sot për këtë vendim është jo maturi politike.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Manja: Mazhoranca kurrë nuk i ka ulur pagat e magjistratëve, përballjet në Kushtetuese kanë qenë vetëm për masën e rritjes!

22:42 / September 17, 2026

Prania besnike, Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë

21:40 / September 17, 2026

Rama vizitë në Malin Athos, kalon natën në një nga manastiret më të njohura ortodokse greke (Foto)

20:59 / September 17, 2026

“Ruani qetësinë”, mesazhi i parë i Hashim Thaçit pas dënimit nga Haga! Falënderon qytetarët për mbështetjen, avokatët konfirmojnë apelin

19:38 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.