Dy raste të kultivimit të kanabisit janë goditur në Memaliaj. Në fshatin Toç janë arrestuar dy persona që tentuan të kultivonin drogë në bahçe.
Në pranga ranë 62-vjecare P.Sh, si dhe 54-vjeçari F.Sh. Këtij të fundit iu gjet drogë edhe në banesë.
NJOFTIMI
Goditen dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohen në flagrancë dy shtetas.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit në territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar dhe goditur dy raste të kësaj veprimtarie kriminale.
Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestuan në flagrancë shtetasit F. Sh., 54 vjeç dhe P. Sh., 62 vjeç, banues në fshatin Toç, Memaliaj, pasi këta shtetas në bahçet e banesave të tyre kanë tentuar të kultivojë bimë narkotike, si dhe nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit F. Sh. u gjetë një sasi lënde narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
