Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në seancë plenare.
“’Në këtë rregullore nuk shkruhet në asnjë rresht që ka detyrimin të qëndrojë në sallë kur nuk mund të jetë. Së dyti, dëgjon e gjithë qeveria këtu dhe sigurisht që një debat i zgjatur aq shumë orë nuk mund të jetë i ndjekur nga të gjithë, por gjithçka që thuhet këtu dhe ka interes për ne analizohet më pas. Unë nuk erdha në orën 16:00, për asnjë arsye tjetër por prej ngarkesën e punës, sepse pasnesër do të largohem për shumë ditë. Janë shumë detyra për t’u ndjekur. Megjithatë kur mora mesazhin nga kryetarja që ju kishit ngritur çështjen gjatë fjalës së kryetarit të PD, thashë që do të isha në orën 17:00. Unë do të isha këtu dhe kryetari do të merrte fjalën. Por ju bllokuar foltoren. Me të keq, me akte që vënë para forcën fizike përdorimin e trupit si pengesë me ne as nuk keni fituar ndonjëherë dhe as nuk do të fitoni.”, tha Rama
Mungesë e kryeministrit u bë shkak i ndërprerjes së disahereshme të seancës plenare, për shkak se opozita refuzoi të flasë në foltoren e kuvendit në mungesë të kreut të qeverisë.
