Në 15 korrik Orinda Huta dhe Turjan Hyska u bënë prindër për herë të parë me një vajzë. Orinda solli në jetë një vogëlushe, që e quajtën Atara. Ndryshe nga shumë çifte të shoëbiziz-it, menjëherë pas lindjes së saj, Turi ndau në rrjete sociale një foto me vajzën, duke i zbuluar edhe portretin e ëmbël.
Pavarësisht se ka vetëm disa javë që ka lindur, Orinda duket në super formë.
Në fakt, gjatë shtatzënisë ajo ka mbajtur një regjim duke u konsultuar me një dietologe dhe gjithashtu tha se kishte shtuar vetëm 10 kg. Megjithatë, pavarësisht kujdesit maksimal, përmes një videoje të publikuar në Instastory, moderatorja ka treguar sot se ende i ka mbetur pak bark. Orinda e ka postuar videon pa asnjë kompleks, siç ndodh shpesh në rrjetet sociale, ku janë të rralla nënat që nuk e kanë problem të tregojnë kilogramët pas lindjes.
Orinda ka folur hapur disa herë, për problemet e mëmësisë, madje ajo shpesh ka marrë kritika, për mënyrën sesi kujdeset për vajzën, duke nisur që nga mënyra e të ushqyerit, deri tek qeni në shtëpi. Ndaj moderatorja I ka sugjeruar nënave të reja, të ndajnë eksperiencat, por pa paragjykuar të tjerat.