Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Armëmbajtje pa leje, plagosje me dashje e dhunë, 4 të arrestuar në Durrës

18:50 / September 17, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia tirane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 21-vjeçar i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, plagosje me dashje e kërcënim me dhunë për marrjen e pasurisë, u arrestua sot në Durrës.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale B.Sh. ka plagosur me thikë 3 persona në datën 27 gusht dhe ka kërcënuar një grua në datën 10 shtator, për t’i marrë para.

35-vjeçari me iniciale B.S. u arrestua pasi në lokalin e tij në Durrës organizonte lotari për bastet sportive në mënyrë të paligjshme.Për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, policia ka arrestuar:
B. B., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua në lagjen nr.13, Durrës, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur;
V. T., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në gjendje te dehur.

Ndërkohë, nën hetim është vënë dhe 25-vjeçari me iniciale L.Q. për “kundërshtimin e punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi në 17 shtator rreth orës 00:30, në lagjen nr.11, Durrës, ka kundërshtuar me forcë efektivët.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, shtetasin e shpallur në kërkim B. Sh., 21 vjeç, banues në fshatin Arrameras, Krujë.

Ky shtetas, më datë 27.08.2021, ka plagosur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë) shtetasit B. V., D. V. dhe M. V. Gjithashtu, ky shtetas, më datë 10.09.2021 dyshohet se ka kanosur shtetasen R. Sh., për t’i marrë një sasi vlere monetare.
—
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan shtetasin B. S., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të kryer nga shërbimet e Policisë, në lokalin në pronësi të tij, u konstatua duke ushtruar aktivitetin e lotarive të basteve sportive.
—
Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, proceduan penalisht për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasin L. Q., 25 vjeç, pasi më datë 17.09.2021, rreth orës 00:30, në lagjen nr.11, Durrës, ka kundërshtuar me forcë shërbimet e Policisë dhe nuk iu është bindur të tyre, gjatë patrullimit në sektor, për konstatimin e personave që nuk zbatojnë orarin e vendosur për mbyllje nga organet kompetente. Për këtë shtetas dhe për shtetasin E. Gj., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative, në zbatim të Aktit Normativ.
—
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

B. B., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua në lagjen nr.13, Durrës, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur;

V. T., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në gjendje te dehur.

Materialet i kaluan Prokurorinë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pagat e magjistratëve/ Rama fton në tryezë përfaqësuesit e gjyqësorit: Për një zgjidhje të qëndrueshme afatgjatë

12:02 / September 18, 2026

OKB: SHBA-të dyshohen për krime lufte në Iran

11:44 / September 18, 2026

BE i jep Ukrainës 3.3 miliardë euro për raketa dhe dronë

11:40 / September 18, 2026

Tensione para nisjes së protestës në Prishtinë, policia kërkon dokumentet e identifikimit të pjesëmarrësve. Përplasje në shesh

11:35 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.