Për të gjithë ata që mendojnë se figura e Xhani Shqerra i duhet ekranit, ka qenë vetë moderatori që sapo dha një lajm të mirë. Xhani Shqerra do te jete pjese e Top Channel dhe lajmin e bëri me dije pak minuta më parë në llogarinë e tij në instagram.
“Si je këtë sezon? TOP fare! Zyrtarisht në Top Media. Nder dhe kënaqësi të ndaj me të gjithë ju disa minuta televizion të bërë mirë, të bërë bukur, me pasion dhe përgjegjësi. Shihemi së shpejti”; ka shkuar showman-i në postimin e fundit.

