Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Rama, projektligji i ri: Fëmijët përfitojnë rrogën e prindërve të cilët kanë humbur jetën në disa rrethana të caktuara

12:15 / September 18, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama pr 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë ditës së sotme është mbajtur mbledhja qeverisë së re ku Kryeministri Edi Rama ko folur në lidhje me projektligjet që do të vihen në zbatim. Një nga projektligjet për të cilat kryeministri Rama tha se do të hyjë në fuqi së shpejti është asistenca me rrogë të plotë nga profesioni i prindërve, për të gjithë fëmijët që e kanë humbur prindin në disa rrethana të caktuara.

Rama u shpreh se projekti është për statusin e fëmijëve nën përkujdesjen e Republikës. Është masë e posaçme me një mbështetje financiare dinjitoze për të miturit e individëve që me akte të rralla vetëmohimi kanë dhënë jetën për mbrojtjen e intergritetit territorital të jetës së tjerëve, pronës publike apo nga fakteqësi natyrore e gjendje të jashtëzakonshme.

Kategoritë përfituese nga ky projektligj do të jenë:

-Do përfitojnë të gjithë jetimët nën moshën 18 vjeç sipas kategorive të fëmjëve apo personave nën kujdestari të shpallur apo të njohur me status dëshmor.

-Fëmijë të mjekëve, infermierëve apo personeli mjekësor që ka humbur jetën si pasojë e Covid, gjatë apo për shkak të detyrës në institucionet e specializuara, spitalet Covid.

-Fëmijët në kujdestarinë e një prindi që ka humbur jetën në përpjekje të mbrojtjes së pronës publike apo për shpëtimin e mbrojtjen e jetës së të tjerëve.

– Fëmijë të personave në kujdestari të një prindi që ka humbur jetën në funksion të mbrojtjes së rendit publik, apo kushteve të fatkeqësive natyrore apo gjendjes së jashtëzakonshme.

Personat që u përkasin kategorive përfituese, pavarësisht nëse prindi ke ka humbur jetën para hyrjes në fuqi të ligjit do trajtohet në mënyrë retroaktive.

Personat e mitur prindi i të cilit i përket statusit si mjek, infermier, apo pjesë e personelit shëndetësor që ka humbur jetën qoftë dhe para hyrjes në fuqi të ligjit si rezultat i infeksionit nga Covid do të trajtohet në mënyrë retroaktive dhe të gjithë këta fëmijëve që do kenë statusin e fëmijës nën përkujdesin e Republikës do marrin rrogën e plotë të prindit deri në moshën 18 vjeç.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Ibrahimaj: Mbi 1,700 biznese kanë shprehur interes, 720 në trajtim

12:17 / September 17, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Qeveria miraton projektligjin për rezervat e naftës dhe nënprodukteve të saj, administrator do të jetë shteti

21:39 / September 16, 2026

Shpenzimet për arsimin e fëmijëve, deri në 100 mijë lekë zbritje nga baza tatimore për prindërit dhe kujdestarët ligjorë

23:02 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.