Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Flutura Açka përlotet me kujtimin e djalit: S’kam më pikë referimi

23:05 / March 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto flutra1528363888
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E veshur me të zeza, me dhimbjen që ia lexon lehtë në sy, shkrimtarja e njohur Flutura Açka zgjodhi programin “A Show” në News 24 për të folur për herë të parë publikisht për humbjen e të birit, 17-vjeçar.

Me zërin që i dridhet ajo pranoi se ka kaluar apokalips në jetën e saj.

“Shkrimtare apo nënë e zakonshme fëmija është fëmijë. Sa është i vogël ai përpiqet t’i ngjajë nënës, prindit. Unë jam në një zgrip të tillë që dua t’i ngjaj tim biri. Jam në këtë fazë që të jem unë e denjë për të. Dikur mendonte të ishte ai, sot jam unë. Mbas atij apokalispi të madh kam bërë gati varkën e Noes, kam futur aty vetëm kujtime”.

Shkrimtarja thotë se muajt e fundit të jetës me së të birit kanë qënë edhe për të një leksion i madh.

“Ishte një fëmijë i bukur, qeshte bukur. Muajt e fundit me të kanë qënë leksion i madh. Më shkruajnë shumë nëna që kanë humbur fëmijë, ndryshe nga ato unë arrij ta artikuloj atë që ndjej. Një shkrimtare norvegjeze që humbi të birin 24 vjeçar thoshte: Kur humb prindin humb të shkuarën, kur humb fëmijën ti humb të ardhmen. Ne nuk kemi më një pikë referimi, mbase prindërit e tjerë kanë fëmijë të tjerë kanë një pikë ngushëllimi”,- thotë Açka.

Krasta: Më thuaj të të ndërpres nëse nuk mundesh…

Açka: I bëj terapi Fluturës para se të dal. Ky është fati im, kyçi im, dua ta mbaj për vete./ Balkan Web

Flutura Açka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.