Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili u pyet sot në rubrikën ‘Opinion’ për arsyen se përse Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha nuk janë takuar asnjëherë bashkë pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.
Pse Kryemadhi nuk takohet me Bashën?
-Unë nuk di që të ketë pasur asnjë lloj takimi të partive opozitare pas zgjedhjeve. Nuk kam parë asnjë njoftim publik që të ketë pasur takim të një formati të dikurshëm opozitar.
