Qindra protestues te opozites jane mbledhur para Parlamentit per te kerkuar doreheqjen e kryeministrit Edi Rama. Perballe tyre jane vendosur me dhjetra uniforma blu, te cilet jane te pajisur edhe me maska kundragaz nese situata do te degjeneroje.
Rreth ores 10.30 ka nisur edhe hedhja e shashkave te para ne drejtim te policise, teksa po ne te njejtin moment, kreu i PD-se, Lulzim Basha i shoqeruar nga bashkeshortja e tij, Aurela dhe kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi jane bashkuar me protestuesit.
Pak minuta me vone, nga mjediset e Kuvendit eshte larguar kryeministri Edi Rama, i cili njoftoi ne fillim te seances se do te udhetonte drejt Italise per nje vizite zyrtare.
***
Forca të shumta policie kanë rrethuar pedonalen e qytetit, dhe gjithë zonën ku do të kalojnë deputetët.
Policia dhe ministria e Brendshmë më herët kanë thënë se kanë marrë të gjitha masat për të mbrojtur deputetët.

