Dy automjete janë djegur gjatë natës në fshatin Vllahinë të Selenicës. Sipas burimeve zyrtare, mjetet janë në pronësi të 60-vjeçarit Tomor Karçani.
Ky i fundit mohon të ketë probleme me dikënd apo me ligjin.
NJOFTIMI
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 21.09.2021, rreth orës 03:17,
në fshatin Vllahinë, Selenicë, ka rënë zjarr dhe janë djegur dy automjete, të dyja në pronësi të shtetasit T. K, banues në fshatin Vllahinë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.
