Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Projektbuxheti 2027/ Ndryshon bonusi i bebeve, dyfishohen pagesat për pensionistët dhe fëmijët me aftësi të kufizuara

12:37 / October 8, 20264 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1791200466xkr bonusi i bebes frame 960 849
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Projektbuxheti i vitit 2027 pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme në politikat sociale, duke vendosur në fokus mbështetjen financiare për familjet me fëmijë, pensionistët dhe shtresat në nevojë. Ndërhyrja më e madhe parashikohet në skemën e bonusit të bebeve, e cila do të zëvendësohet me pagesa mujore deri në moshën 5-vjeçare, ndërsa për pensionistët synohet dyfishimi i bonuseve mujore në krahasim me këtë vit.

Projektbuxheti, i cili është drejt finalizimit, pritet të kapërcejë për herë të parë kufirin e 10 miliardë eurove, nga rreth 9,6 miliardë euro që është buxheti aktual pas rishikimit të kryer në muajin qershor. Një pjesë e këtyre fondeve do të orientohet drejt zgjerimit të mbështetjes sociale, me synimin për të lehtësuar barrën financiare të familjeve dhe për të përmirësuar të ardhurat e kategorive më vulnerabël.

Ndryshimi më i rëndësishëm lidhet me skemën e bonusit të bebeve, e cila zbatohet që prej vitit 2019. Sipas parashikimeve të qeverisë, nga viti 2027 do të hiqet pagesa e menjëhershme që përfitojnë prindërit pas lindjes së fëmijës, duke u zëvendësuar me një mbështetje të përmuajshme. Konkretisht, për fëmijën e parë parashikohet një pagesë prej 5 mijë lekësh në muaj, për fëmijën e dytë 7 mijë lekë, ndërsa për fëmijën e tretë dhe çdo fëmijë tjetër 10 mijë lekë në muaj.

Aktualisht, familjet përfitojnë një bonus të vetëm prej 40 mijë lekësh për fëmijën e parë, 80 mijë lekësh për të dytin dhe 120 mijë lekësh për të tretin. Me skemën e re, mbështetja nuk do të përqendrohet më vetëm në momentin e lindjes, por do të shtrihet përgjatë viteve të para të jetës së fëmijës.

Nëse pagesat do të jepen për 60 muaj të plotë, përfitimi i përgjithshëm për një fëmijë të parë do të arrinte në 300 mijë lekë, për të dytin në 420 mijë lekë dhe për të tretin në 600 mijë lekë. Këto shuma janë ndjeshëm më të larta se bonusi aktual, megjithëse përfitimi përfundimtar do të varet nga kriteret dhe kohëzgjatja që do të përcaktohen në aktet përkatëse.

Reforma synon të krijojë një mbështetje më të qëndrueshme ekonomike për prindërit, veçanërisht për nënat e reja, duke ndihmuar në përballimin e shpenzimeve të përditshme për ushqimin, kujdesin dhe nevojat e fëmijëve.

Një tjetër kategori që pritet të përfitojë nga buxheti i vitit të ardhshëm janë pensionistët. Qeveria parashikon vijimin e skemës së bonuseve mujore, duke synuar dyfishimin e pagesave në raport me vitin 2026. Kjo masë do të synojë rritjen e të ardhurave të pensionistëve, në një periudhë kur kostot e jetesës, veçanërisht ato të ushqimeve dhe shërbimeve bazë, vazhdojnë të rëndojnë mbi buxhetet familjare.

Megjithatë, mbetet për t’u përcaktuar se si do të zbatohet konkretisht dyfishimi, cilat kategori pensionistësh do të përfitojnë dhe sa do të jetë vlera përfundimtare e pagesës mujore. Gjithashtu, bonusi përfaqëson një mbështetje financiare shtesë dhe nuk duhet ngatërruar me rritjen e përhershme të pensionit bazë.

Projektbuxheti i vitit 2027 parashikon gjithashtu masa të reja mbështetëse për familjet që kujdesen për fëmijë me aftësi të kufizuara. Sipas parashikimeve, pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara do të dyfishohen, duke synuar lehtësimin e barrës ekonomike që përballojnë këto familje për kujdesin dhe shërbimet e nevojshme.
Një ndryshim tjetër i rëndësishëm është marrja përsipër nga shteti e pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për kujdestarët e këtyre fëmijëve.

Kjo masë synon të adresojë një problem të rëndësishëm social, pasi kujdesi i vazhdueshëm për fëmijët me aftësi të kufizuara shpesh kufizon mundësitë e prindërve apo familjarëve për t’u përfshirë në tregun e punës.
Pagesa e kontributeve nga shteti do të ndihmonte në garantimin e mbulimit me sigurime shëndetësore dhe në krijimin e të drejtave për pension për kujdestarët, sipas kushteve që do të përcaktohen në legjislacion.

Ndryshimet e parashikuara për vitin 2027 tregojnë një orientim drejt mbështetjes më afatgjatë të familjeve dhe kategorive në nevojë, duke kaluar në disa raste nga pagesat e menjëhershme te përfitimet mujore.
Megjithatë, efektiviteti i këtyre masave do të varet nga fondet që do të vihen realisht në dispozicion, kriteret e përfitimit dhe mënyra e zbatimit të skemave të reja. 

AK bonusi i bebeve Pensionistet projektbuxheti 2027
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

12:05 / October 8, 2026

Greta Gjoci me foshnjën 4-muajshe nuk do të rikthehet në burg/ Gjykata e Posaçme pranon shtyrjen e ekzekutimit të dënimit

11:16 / October 8, 2026

Detajet nga mbledhja e grupit të PS, Rama: Kush nuk voton reformën territoriale le të ikë

11:14 / October 8, 2026

Tensione jashtë Kuvendit, protestuesit e udhëhequr nga Sali Lusha përplasen me policinë, tentojnë shembjen e gardhit

10:35 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.