Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ahmetaj merr detyrën si drejtues qarku në Vlorë, flet për përplasjet me Dritan Lelin

21:35 / September 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ahmetaj gjiknuri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arben Ahmetaj ka marrë sot zyrtarisht stafetën nga Damian Gjiknuri si drejtues politik i socialistëve të Vlorës. Në deklaratën e tij për media, Ahmetaj u shpreh se është i kënaqur me Vlorën sepse ka pasur rezultate të mira. Pyetur nga gazetarët nëse ka ndonjë peng nga kjo detyrë ai u shpreh me batutë se nuk ka pengje sepse akoma nuk ka dalë në pension.

“Pata kënaqësinë të prezantoj të deleguarin e ri për qarkun e Vlorës dhe për të dhënë porositë për riorganizimin e PS. PS është vazhdimisht e gatshme për zgjedhje që të marrë gjithmonë rezultatin fitues sepse ka shtrirjen më të madhe dhe organizimin më të madh. Jam i kënaqur me Vlorën sepse ka pasur rezultate të mira. Njeriu ka shumë pengje por unë nuk e mbylla që të dal në pension”, u shpreh Gjiknuri.

Ahmetaj foli në lidhje me përplasjen me kryebashkiakun Dritan Leli duke theksuar se në PS nuk ka konflikte por vetëm debate. Në lidhje me vazhdimësinë e këtij episodi, Ahmetaj tha se investimet në Vlorë do të vazhdojnë të jenë në të njëjtën rrugë si në dy mandatet e para.

“Në PS nuk zëvendëson askush askënd. Është një përgjegjësi e madhe të jesh drejtues politik në Vlorë. Damiani dhe gjithë stafi këtu ka bërë një punë të shkëlyer, Tetë mandatet i kanë dhënë një rezultat si në 2017 dhe 2021. Në Vlorë nuk ka asnjë surprizë., Ne kemi filluar punën për mandatin e katërt që kalon nga modernizimi i partisë.

PS nuk ka konflikte ka debate. Asgjë nuk ka ndryshuar në raport me bashkinë e Vlorës dhe nuk do të ndryshojë. Ju garantoj që nuk ka asnjë surprizë nga ato që ka prononcuar kryeministri dhe drejtuesi i qarkut Damiani. Socialistët janë të bashkuar dhe vazhdojnë të fitojnë. Po bëhemi gati për mandatin e katërt. Investimet e Vlorës do vazhdojnë të jenë po në atë rrugë si në dy mandatet e para. Vlora ka qenë e privilegjuar se ka pasur kryeministrin deputet”, tha Ahmetaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: Një treg më transparent për konsumatorin/ Ibrahimaj: Në 1 tetor pritet të nisë publikimi i çmimeve

15:18 / September 18, 2026

“Euro e dobët, duhet reflektim te çmimet”/ Rama: Nuk do t’ju prekim fitimet, por çdo gjë ka kufi

15:13 / September 18, 2026

Integrimi/ Von der Leyen vjen në Shqipëri në fund të shtatorit, Serbia dhe Bosnja mbeten jashtë turit ballkanik të presidentes së KE-së

15:04 / September 18, 2026

Rregulla të reja për zhdoganimin e makinave të prodhuar 10 vitet e fundit/ Doganat: Do të llogariten edhe kilometrat

14:23 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.