Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

I publikon videon intime në faqen pornografike pasi ajo e la, shqiptari dënohet me 4 vite burg në Greqi

11:00 / September 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pornografi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata Penale me tre anëtarë në Volos dënoi dje një 25-vjeçar shqiptar në mungesë, sepse ai publikoi një video të një të mitureje në një faqe pornografike, për t’u hakmarrë ndaj saj sepse u ndanë.

Sipas mediave greke, 25-vjeçari nga Shqipëria u akuzua për posedim dhe publikim të materialeve pornografike për fëmijë, ai u dënua me 4 vjet burg, një gjobë të cilën nëse nuk e paguan ai do të vuajë edhe gjashtë muaj shtesë ne burg.

25-vjeçari u akuzua se më 16 korrik 2020, ai postoi një video me momente intime që kishte me një të mitur greke, në një faqe interneti pornografike. Vajza u shfaq në gjykatë, dhe dëshmoi si dëshmitare e prokurorisë, duke thënë se ajo kishte një lidhje me shqiptarin që nga viti 2015, në një ishull në Sporades dhe vitin e kaluar ajo vendosi të ndahej.

“Që atëherë filloi makthi, pasi ai posedonte videot me momentet tona personale. Ai më siguroi se askush nuk do t’i shihte. E doja dhe kisha besim “të verbër” dhe ai më tha se më donte.”- përshkroi ajo në dëshminë e saj.

25-vjeçari, në mënyrë që të hakmerrej për ndarjen, e kërcënoi se do të publikonte dy video që ai posedonte dhe e kërcënonte vazhdimisht të miturën se do ti nxinte jetën. Dhe në fakt shqiptari e postoi videon në një faqe pornografike, ndërsa i dërgoi mesazhe nga dy profile të rreme se ai do të shkatërronte jetën e saj.

Vajza, atëherë e mitur, shpjegoi se videot u regjistruan kur ajo ishte 16 dhe 17 vjeç, u ankua në Polici dhe pavarësisht rekomandimeve për 25-vjeçarin, ai dyshohet se i ngarkoi dy videot në faqe më shumë se një herë.

Në përfundim të gjykimit, prokurori e siguroi vajzën se kishte bërë gjënë e duhur dhe e siguroi atë se nëse shqiptari binte në duart e autoriteteve greke, ai do të shkonte në burg.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: Një treg më transparent për konsumatorin/ Ibrahimaj: Në 1 tetor pritet të nisë publikimi i çmimeve

15:18 / September 18, 2026

“Euro e dobët, duhet reflektim te çmimet”/ Rama: Nuk do t’ju prekim fitimet, por çdo gjë ka kufi

15:13 / September 18, 2026

Integrimi/ Von der Leyen vjen në Shqipëri në fund të shtatorit, Serbia dhe Bosnja mbeten jashtë turit ballkanik të presidentes së KE-së

15:04 / September 18, 2026

Rregulla të reja për zhdoganimin e makinave të prodhuar 10 vitet e fundit/ Doganat: Do të llogariten edhe kilometrat

14:23 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.