Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Basha: Akuzat e Berishës gënjeshtra, nuk ka Kuvend të PD-së për vendimet e qeverisë amerikane

11:34 / September 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike i ka quajtur gënjeshtra deklaratat e paraardhësit të tij në parti, Sali Berisha se ai është peng i Edi Ramës.

“Për 8 vite me radhë Edi Rama më ka akuzuar për kukull të Sali Berishës, dje Sali Berisha më ka akuzuar për peng të Edi Ramës. E para, është gënjeshtër, e dyta nuk do të ndodhë kurrë. Të dyja janë dy anë të së njëjtës medalje. PD po ecën përpara, PD do ti prijë betejës popullore për ndryshim që vjen vetëm përmes largimit të këtij regjimi dhe kthimit të vendit në shinat e demokracisë të cilat sigurojnë një jetë të mirë për çdo shqiptar. Ky është misioni i PD, ky është misioni i çdo demokrati, ky është misioni im dhe këtij do ti qëndroj me përkushtim deri në arritjen e objektivave që nuk janë thjesht partiake po kombëtare”, tha ai.

Basha u tregua i prerë duke thënë se nuk do të ketë kurrë Kuvend të PD-së apo referendum për vendime të SHBA-ve.

“Përsa i përket pretendimeve për referendume dhe kuvende, Kuvend të PD për të marrë në shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të patur. Objektivat tona janë përballja me Edi Ramën dhe regjimin e tij dhe gjithë energjia jonë është e fokusuar këtu. Nuk ka për të pasur Kuvend të PD-së që shqyrton vendimet e qeverisë amerikane”, u shpreh Basha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Projektbuxheti 2027/ Ndryshon bonusi i bebeve, dyfishohen pagesat për pensionistët dhe fëmijët me aftësi të kufizuara

12:37 / October 8, 2026

Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

12:05 / October 8, 2026

Greta Gjoci me foshnjën 4-muajshe nuk do të rikthehet në burg/ Gjykata e Posaçme pranon shtyrjen e ekzekutimit të dënimit

11:16 / October 8, 2026

Detajet nga mbledhja e grupit të PS, Rama: Kush nuk voton reformën territoriale le të ikë

11:14 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.