Deputeti demokrat Alibeaj shprehu qëndrimin kundër të PD-së përsa i përket mbledhjes online të komisioneve. Ai tha se Parlamenti duhet të japë shembull, duke i kërkuar vaksnimin deputetëve apo rezultatin e testeve.
“Të vendoset rregulli, deputetët të vaksinohen, të paraqesin rezultatin e testit, kështu realizojmë mbrojtjen e jetë së deputetëve por i garantojmë publikut të drejtën për t’u informuar”, tha ai.
Alibeaj gjithashtu tha se në legjislaturën e shkuar mbledhjet online nuk ishin serioze, pasi një deputet ishte në kafe, dikush në makinë e dikush në plazh.
“Njëri në kafe, tjetri në plazh, tjetri në makinë, tjetri me gotën e rakisë dhe askush nuk merrte vesh nga publiu, se ata jo e jo, se çfarë ishin duke diskutuar e votuar”, tha Alibeaj.
