Pas dorëzimit të refuzimit të mandateve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Basha drejtoi protestuesit drejt selisë blu, ku tha se përfundoi agjenda opozitare për sot.
Ai tha se protesta e sotme ia arriti qëllimit, refuzimit të mandateve vijuese të opozitës, si një akt final dhe ligjor.
“Djegia e mandateve vijuese të opozitës është akti final dhe ligjor. Më 16 mars do kemi popullin para kryeministrisë. Protestë edhe më të madhe”, tha ai.
I pyetur për kapsollat dhe tymuese të hedhura nga protestuesit drejt policisë, ai tha se ka pasur provokime nga “disa kokrra të kalbura të policisë së shtetit”.
“Edi Rama e ka frikë popullin dhe ka të drejtë që e ka frikë popullin dhe duhet ti japë zgjidjhe politike krizës. Asnjë ditë nuk e mban dot zemërimin popullor nëse Edi Rama do vazhdojë të shërbejë si zëdhënës dhe mbrojtjës i krimit”, tha ai.
