Ehaida Dani publikoi mbrëmjen e të hënës albumin e saj më të ri, “ZanIN”, për të cilin kishte kohë që punonte.
5 këngët e albumit, janë pritur mirë nga publiku, por gjithashtu edhe nga kolegët e saj. Nuk munguan urimet, por njëkohësisht edhe vërejtjet.
Shumë prej komenteve në YouTube, “akuzojnë” Elhaidën për kopjim të Elvana Gjatës, pasi pak kohë më parë ajo solli albumin në të njëjtën mënyrë, duke u realizuar të gjitha këngëve videoklipe dhe duke i publikuar njëherazi.
E ftuar në #Gjesi në kanalin T7, Elhaida i mohoi akuzoi, por e pranoi se Elvana ishte e para që solli diçka të tillë në vendin tonë.
‘’Nuk është e vërtetë, por është e vërtetë që Elvana ka qenë e para që risolli muzikën shqiptare në këtë lloj stili, në këtë lloj mënyre sa më moderne dhe e kam vlerësuar shumë sepse duhej ta bënte dikush dhe Elvana e bëri aq mirë sa e riktheu në modë le të themi dhe i la hapësirë artistëve tjerë për ta bërë’’, tha Elhaida.
Kujtomë se ndër ata që e kritikuan ishte dhe Elton Deda, që mendoi se këngët ishin të gjitha njësoj. Megjithatë, menjëherë, artistë dhe bashkëpunëtorë të Elhaidës i dolën në mbrojtje, duke e mbështetur publikisht këngëtaren në projektin e ri.