Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar 13 vite nga tragjedia e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona ka dhënë dritën jeshile për rigjykimin e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
Për juristin, Genc Gjokutaj “vendimi është politik” pasi sipas tij është njëlloj sikur të dënojmë sot ish-anëtarët e Byrosë Politike.
Sipas tij “ka mbi 10 vjet që organi i akuzës nuk ka marrë asnjë lloj veprimi” dhe se tani dikush “po kërkohet të bëhet kokë turku për një konjektuar aktuale”.
“Prokuroria ka pasur kohë për të kërkuar të vërtetën por nuk ka pasur asnjë lloj vullneti. Edhe SPAK ka pasur të gjithë mundësitë dhe hapësirat. Vendimi nuk niset nga premisat ligjore”, tha ai.
Avokati u shpreh se “Gjykata e Lartë është e vetmja rrugë që ka në dispozicion Mediu”.
“I bëj një thirrje SPAK që të presë vendimin e Gjykatës së Lartë pasi vendimet e saj janë referuese për gjykatat”, u shpreh Gjokutaj.
Avokati shtoi se Gërdeci është tragjedi dhe kërkon kujdes të dyanshëm në respekt të viktimave dhe në respekt të procedurave.