Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Damian Gjiknuri zbret në bazën e Taulant Ballës: E mora në dorëzim, kam sfidë të fitoj gjithë bashkitë

11:10 / September 25, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Damian Gjiknuri pas mbledhjes ne Elbasan krah Evis Kushit dhe Gledian Llatjas
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i PS dhe njëherësh drejtues politik i Elbasanit, Damian Gjiknuri ka qenë sot në këtë qytet dhe ka mbledhur Asamblenë e Partisë. Nga bastioni i PS që për shumë vite është drejtuar nga Taulant Balla, ai tha se ka filluar një proces analize me elektoratin.

“Ne kemi filluar punën për zgjedhjet vendore dhe kjo analizë është shumë e rëndësishme për të hedhur bazat e mundshme për të pasur një organizim të duhur të PS, që PS të mos presë thjesht fushatën zgjedhore por përkundrazi në cdo moment PS të jetë e gatshme për ti fituar ato”, tha Gjiknuri ndër të tjera pas mbledhjes.

Pjesë nga fjala e Damian Gjiknurit:

Sot ishim në një mbledhje të Asamblesë së Përgjithshme në Elbasan. Ju e shikoni që unë kam nisur një tur në gjithë Shqipërinë si sekretar I përgjithshëm po aq më tepër në Elbasan si drejtues I qarkut, I deleguar, së bashku me kolegët e mi, me Evisin, Gledin dhe deputetët e tjerë.

Kemi filluar një proces analize me elektoratin, një process vlerësimi të gjithë punës së bërë me qëllim të nxjerrim më të mirën e mundshme të asaj që u arrit. Elbasani ka rezultate shumë të mira elektorale.

Por ne kemi filluar punën për zgjedhjet vendore dhe kjo analizë është shumë e rëndësishme për të hedhur bazat e mundshme për të pasur një organizim të duhur të PS, që PS të mos presë thjesht fushatën zgjedhore por përkundrazi në cdo moment PS të jetë e gatshme për ti fituar ato.

Unë kam besim se me punët e mira të bëra në Elbasan, dhe shpirtin që ndjej në Elbasan kam besim se do të fitojmë. Unë kam besim se do t’ia dalim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Socialistët nuk janë gati të dalin kundër kryetarit të tyre”, Dudushi: Do ketë debate në Asamble, por pa përçarje brenda partisë

22:34 / November 12, 2026

Zgjedhjet vendore të 2027, PD nis përzgjedhjen e kandidatëve për bashkitë, afati i propozimeve deri më 30 nëntor

15:46 / November 12, 2026

Reforma zgjedhore dhe zgjedhjet lokale të 2027-ës, ambasadorja e BE-së takon Celibashin: Koha është e shkurtër, rregullat duhet të jenë të qarta

14:56 / November 12, 2026

Samiti Europian në Dublin/ Merr pjesë dhe Kryeministri Rama mes liderëve të tjerë të Europës

12:55 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.