Një numër i lartë i rasteve të reja me Covid është konfirmuar gjatë orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 17 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid 336 raste të reja nga 3 425 testime.
Prej rasteve të reja 169 janë nga Shkupi, nga 21 në Veles dhe Strumicë, Kumanovë 17, Ohër dhe Kavadar 15, Manastir 14, Shtip 13, Koçani 11, Sveti Nikole 10, Prilep 6, Tetovë 4, Kërçovë, Gjevgjeli dhe Kirva Pallankë 3, Vinicë, Kratovë dhe Makedonski Brod 2 dhe nga 1 rast në Strugë, Radovish, Dibër, Berovë dhe Demir Hisar.
Po ashtu ISHP ka regjistruar edhe 222 pacientë të shëruar dhe 17 të tjerë kanë humbur jetën. Prej tyre 5 janë nga Shkupi dhe Kumanova, 2 nga Ohri dhe nga 1 në Shtipi, Velesi, Resnja, Radovishi dhe Vallandova.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 189.887 raste me koroanvirus, ndërsa prej tyre 170.956 janë shëruar dhe 6.594 kanë humbur jetën