Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Nis sot viti i ri shkollor! Mësuesit detyrim vaksinën, në të kundërt tampon çdo javë

08:27 / September 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shkollat 696x465 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E hëna e sotme rikthen në bankat e shkollës nxënësit e sistemit parauniversitar. Deri më tani, është zhvilluar mësimi plotësues për të rikuperuar njohuritë e humbura dhe ka qenë në dëshirën e nxënësve, por nga nesër do të nisë zyrtarisht shkolla.

Shkollat e vendit do të mbushen sërish nga të qeshurat e pafajshme të fëmijëve, që do të rikthehen sërish në bankat e shkollës, me shpresën se duke u kujdesur maksimalisht për kushtet higjienikë, pandemia nuk do të përbëjë pengesë në procesin mësimor. Mësimi do të fillojë në orën 08:00 dhe orët do të jenë nga 30 minuta, si një masë e marrë për të reduktuar qëndrimin në një ambient të mbyllur për orë të gjata.

Një pikë e rëndësishme është ajo e zbatimit të masave anti-COVID. Në ndryshim nga vitet e kaluara,  mësuesit do të rikthehen në klasa të vaksinuar, ndërsa për ata që nuk e bëjnë, do të duhet të paraqesin test COVID çdo javë për të treguar se nuk janë të infektuar nga virusi.

Nëpërmjet një video-mesazhi, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi u është drejtuar me një urim të gjithë nxënësve, duke theksuar se në të gjitha shkollat janë marrë masat që ky vit shkollor të jetë sa më i mbarë. Kushi u  bën thirrje nxënësve që t’i kushtojnë kujdes maksimal masave anti-COVID. Më herët Minstrja , ka  njoftuar se nga klasa e parë deri më të 9-të, nxënësit do të përfitojnë libra shkollor falas.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nëse objektivi do ishte elektoral, do i linim siç ishin”/ Ndarja e re Territoriale, Mazniku: Ka bashki të vogla që nuk ia dalin dot

22:54 / October 7, 2026

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj

20:48 / October 7, 2026

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.