Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Shqiptarët të dytët, pas marokenëve, për marrjen e nënshtetësisë në BE

08:55 / September 27, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pasaporta be
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eurostat i renditi shqiptarët si grupimin e dytë më të madh pas marokeneve për përfitimin e nënshtetësisë në vendet e Bashkimit Europian në vitin 2019.

Në total fituan shtetësinë mbi 706 mijë shtetas të huaj gjatë 2019, nga të cilët grupi më i madh i fitimit të kësaj të drejtë ishin mbi 66 mijë marokenë. Grupi i dytë ishin shqiptarët me 41 mijë dhe të tretët britanikët me mbi 29 mijë persona.

Më shumë se 97 për qind e shtetësive të reja për shqiptarët u dhanë nga Greqia dhe Italia vendet të cilat mbajnë një numër të lartë emigrantesh nga Shqipëria. Greqia u dha shtetësinë rreth 14 mijë shqiptarëve me 2019 dhe Italia shpalli qytetarë të saj rreth 26 mijë shqiptarë në të njëjtin vit.

Ndërmjet periudhës 2014 deri në 2019, numri i shtetësive të dhëna nga një shtet anëtar i BE -së ka ndryshuar nga 672 000 në 2018 dhe 844 000 në 2016. Në vitin 2019 u dhanë 706 000 shtetësi nga vendet BE -së. Marokenët përfituan 9 % te të gjitha shtetësive të dhëna, shqiptarët 6 % të totalit dhe qytetarët britanikë 4 % të totalit.

Gjatë periudhës 2014 deri në 2019, marokenët dhe shqiptarët ishin dy grupet më të mëdhenj që morën shtetësinë e një shteti anëtar të BE -së. Nga viti 2014 deri në 2018, qytetarët turq ishin grupi i tretë më i madh, por në vitin 2019 qytetarët britanikë zunë vendin e tretë.

Popullsia në BE është duke u bërë më diverse. Në vitin 2019 në Luksemburg 61 % e fëmijëve lindën nga nëna me shtetësi të huaj në Austri 31 % dhe Qipro 30 %.

Vitet e fundit emigracioni në vendet e BE është rritur ndjeshëm. Në vitin 2019, numri më i madh i personave që emigruan u regjistrua në Gjermani (886 000 persona, 21 % e të gjithë emigrantëve në BE në Spanjë (750 000 ose 18 % e totalit) dhe Francë (386 000 ose 9 % e totalit).

Emigrantët në këto tre shtete anëtare përbënin pothuajse gjysmën e të gjithë emigrantëve që hynë në shtetet anëtare të BE -së në vitin 2019. Në vitin 2019, mbi gjysma e emigrantëve kishin nënshtetësinë e një vendi të huaj (brenda ose jashtë BE) në 23 midis 27 Shteteve Anëtare.

Nga ana tjetër, njerëzit po largohen gjithashtu nga Shtetet Anëtare të BE -së ose në një shtet tjetër anëtar të BE -së ose jashtë BE -së. Emigracioni u rrit në periudhën 2010 deri në 2019 në 20 shtete anëtare dhe u ul në shtatë të tjerat.

Në vitin 2019, numri më i madh i personave që emigruan u raportuan në Gjermani (576 000 persona, 21 %e të gjithë emigrantëve nga Shtetet Anëtare të BE), Francë (299 000 soe11 %), Spanjë (296 000 ose 11 %) dhe Rumani (234 000 ose 9 %).

Në vitin 2019, rreth gjysma e Shteteve Anëtare raportuan më shumë emigrim kombëtar sesa emigrim jo-kombëtar, raporton Eurostat. /Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nëse objektivi do ishte elektoral, do i linim siç ishin”/ Ndarja e re Territoriale, Mazniku: Ka bashki të vogla që nuk ia dalin dot

22:54 / October 7, 2026

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj

20:48 / October 7, 2026

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.