Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rivaliteti me Bashën, Berisha merr 6 deputetë të grupit të PD

15:57 / September 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha basha 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dukshëm demokratët janë ndarë në dy fraksione të mëdha brenda PD. Në njërën anë, Basha tenton vazhdimisht të sqaroj deputetët për vendimin e tij për largimin e Berishës nga grupi parlamentar, ndërsa vetë Berisha në tre foltoret e tij ka mundur të marrë mbështetjen e gjashtë deputetëve të grupit parlamentar.

Flamur Noka, Tritan Shehu, Edi Paloka dhe Isuf Çelaj e mbështetën Berishën në takimin e Tiranës. Në Fier ish-kryeministrin Berisha u prit nga kreu i degës së Fierit dhe deputeti i PD, Luan Baçi. Edhe në Vlorë, Berishës iu rezervua një pritje nga tjetër deputet i PD, njëherësh kreu i qarkut, Bujar Leskaj. Të mërkurën Sali Berisha do të jetë në Durrës për të takuar demokratët. Kreu i qarkut të Durrësit, Edi Paloka, njëherësh kreu i Këshillit Kombëtar të PD e ka shprehur hapur mbështetjen e tij për Berishën, ndërsa me interes pritet se çfarë qëndrimi do të mbajnë 5 deputetët e tjerë të PD, mes tyre edhe aleati i demokratëve, Agron Duka.

Pavarësisht kësaj vendimarrjeje të shprehur nga Berisha, mbështetësit e tij ende nuk kanë nisur mbledhjen e firmave për thirrjen e Kuvendit Kombëtar, organ që Lulzim Basha ka vendosur të mos e mbledh duke e bërë të qartë se asnjë karton demokrat nuk do të ngrihet për vendime të marra në DASH.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Jo në emrin tim”- Protestuesit mbushin sheshe e rrugë në Prishtinë, kundërshtojnë vendimin e Hagës për 4 ish-krerët e UÇK

22:30 / September 18, 2026

Grabitet shtëpia e Kardinalit Ernest Simoni në Firence, hajdutët marrin sende me vlerë dhe 30 mijë euro

20:40 / September 18, 2026

Rama: Një treg më transparent për konsumatorin/ Ibrahimaj: Në 1 tetor pritet të nisë publikimi i çmimeve

15:18 / September 18, 2026

“Euro e dobët, duhet reflektim te çmimet”/ Rama: Nuk do t’ju prekim fitimet, por çdo gjë ka kufi

15:13 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.